Rusia është pajtuar që të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara për sigurinë ajrore gjatë fushatës së bombardimeve në Siri.
SHBA dhe Rusia do të bisedojnë për sigurinë ajrore
Bisedimet ka gjasa të zhvillohen këtë fundjavë, ka thënë se sekretari për media i Pentagonit, Peter Cook.
Ka pasur shqetësime se mund të ketë përplasje aksidentale, pasi të dyja vendet janë duke kryer bombardime të ndara në Siri.
SHBA-ja dhe aleatët e saj janë alarmuar po ashtu me shkeljen e hapësirës ajrore të Turqisë nga avionët rusë.
Zyrtarët amerikanë dhe rusë kanë zhvilluar bisedime për sigurinë ajrore nëpërmjet një video-konference më 1 tetor, por SHBA ka thënë se nuk ka dëgjuar asgjë nga Moska qysh atë ditë.
Rusia ka nisur sulmet ajrore kundër, siç thotë, militantëve të Shtetit Islamik më 30 shtator.
SHBA-ja dhe aleatët e saj dyshojnë se Rusia po bombardon edhe grupet e tjera rebele që kundërshtojnë regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad.
