Luftimet në Siri, të cilat filluan si protesta popullore kundër sundimit të Bashar al-Asadit, kanë vazhduar për tri vjet, duke filluar në mars të vitit 2011 si pjesë e lëvizjes më të gjerë të Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme e njohur si Pranvera Arabe.
Protestat u përhapën në mbarë vendin deri në prill të atij viti me kërkesat fillestare për reforma demokratike dhe ekonomike në kuadër të qeverisë ekzistuese, përpara se në vend të fillonte lufta. Kjo qeveri është e kryesuar nga Presidenti Bashar al-Asad, i cili vjen nga familja Asad që sundon në Siri për 40 vite me radhë.
Lufta ka shkatërruar qytete të tëra. Riparimi i të paktën 2.9 milionë ndërtesave të shkatërruara apo të dëmtuara gjatë luftës, që po vazhdon në Siri, do të kushtojë 165 miliardë dollarë, bënë të ditur Rrjeti sirian për të Drejtat e Njeriut në një raport të lëshuar të enjten.
Disa rajone, sidomos qytetet si Halepi, Homsi dhe Hama, janë shkatërruar, pothuajse plotësisht pas sulmeve të regjimit.
Lufta civile siriane këtë javë hyn në vitin e saj të katërt, e cila ka marrë jetën e më shumë se 140,000 njerëzve dhe ka detyruar miliona të tjerë të kërkojnë strehim jashtë vendit./mesazhi/
You Might also Like
Arabia saudite, 54 milionë për Gazan
Arabia Saudite do të sigurojë 54 milionë dollarë për ndihmë në Gaza. Këto ndihma shkojnë…
By
1 Min Read
TURQI-IZRAEL: RAUNDI I DYTË I BISEDIMEVE PËR DËMSHPËRBLIMIN, JAVËN E ARDHSHME NË TEL-AVIV
Bisedimet për dëmshpërblimin filluan në Ankara pas faljes zyrtare që kërkoi Izraeli për shkak të…
By
1 Min Read
Shifra rekord të ushtarëve të vrarë afganë
Autoritetet në Kabul kanë bërë të ditur për vdekjen e më shumë se 1,000 ushtarëve…
By
1 Min Read
Irak, 18 ushtarë dhe komandanti u vranë në pritë
Militantët vranë të paktën 18 oficerë dhe ushtarë të Irakut në provincën Anbar të mbizotëruar…
By
1 Min Read
Ushtria francese ndërmerr goditje ajrore në Mali kundër grupeve të armatosura
Sulme ajrore nga ushtria franceze u ndërmorën në Mali për likuidimin e grupeve të armatosura,…
By
1 Min Read
Azerbajxhani rrëzon një fluturake pa pilot të Armenisë
Ushtria e Azerbajxhanit ka rrëzuar një fluturake pa pilot të Armenisë e cila ishte duke…
By
1 Min Read
