
Babai i nxënëses muslimane është ankuar se mësuesja e ka ndaluar vajzën e tij dhe e ka pyetur a ka bombë me vete.
Abdirizak Aden, tha se mësuesja e Shkollës Shiloh në Gwinet të shtetit Georgia e ka ndalur vajzën 13 vjeçare e cila mban hixhabin dhe e ka pyetur se a mban bombë.
Aden i tha Atlanta Journal se ai dhe vajza e tij janë të mërzitur nga komentet e mësueses, shkruan New York Post
Sloan Roach, zëdhënëse e shkollës tha se komentet e mësueses janë të papërshtatshme dhe se drejtori i shkollës i ka kërkuar falje familjes së nxënëses.
(Islampress)