SHBA do të organizojë një takim për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm

Shtëpia e Bardhë, pas sulmeve në Kanada, Australi dhe Paris ka njoftuar se do të organizojë një takim nërkombëtar për parandalimin e ekstremizmin e dhunshëm lokal dhe ndërkombëtarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate me shkrim nga Shtëpia e Bardhë takimi do të mabhet në 18 shkurt. Në deklaratë vihet theksi i domosdoshmërisë për mbajtjen e një takimi të tillë pas ngjarjeve të Kanadasë Australise dhe atyre të fundit, Parisit.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se në takim do të diskutohet mbi parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm lokal dhe atij ndërkombëtar si dhe mundësitë e parandalimit të bashkangjitjes së mbështetësve të këtyre grupeve.

Në deklaratë thuhet se takimi do të zhvillohet në vrazhdën e takimit të 2011 ku ishte theksuar se “forcimin e partneriteteve lokale për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm”.

Në deklaratë nuk u dhanë detaje për numrin dhe emrat e shteteve të cilat do të marrin pjesë në këtë takim.

Artikulli paraprakSimbole naziste dhe shkrime anti-Islame në muret e një xhamie në Gjermani
Artikulli vijuesIzraeli Intensifikon fushatën për riatdhesimin e hebrenjëve të Europës