Ndërhyrja në Siri, dy luftanije ruse në Mesdhe

Dy luftanije ruse pritet të dërgohen në lindje të detit Mesdhe raporton agjencia e lajmeve “Interfax”, një hap që synon të forcojë prezencën ushtarake të Rusisë në rajon.
Brenda pak ditëve pritet të mbërrijnë, një anije antinëndetëse dhe një kruiser, në prag të një sulmi të mundshëm të perëndimit.

“Duhet të marrim disa masa për situatën e krijuar” citohet të ketë thënë një zyrtar rus, nga “Interfax”, transmeton Start.

Ministria e Mbrojtjes nuk pranoi të komentojë, duke thënë se pyetjet duhet të adresohen në marinë.

Ministria ruse e Emergjencave tha të martën vonë se ajo kishte evakuuar 89 njerëz të cilët dëshironin të largohen nga Siria, duke përfshirë edhe 75 qytetarë rusë.

Moska i ka bërë thirrje fuqishëm SHBA-ve dhe kombeve të tjera që të mos sulmojë Sirinë, duke thënë se përdorimi i forcës, pa një mandat të OKB-së do të cenonte të drejtën ndërkombëtare dhe do të sillte pasoja për rajonin./Telegrafi/

Artikulli paraprakKinë: Policia vret 22 muslimanë ujgur
Artikulli vijuesPolici antiterror i Kosovës del të jetë milici dhe agjenti i MUP-it të Serbisë