SHBA – Fiton pafajësinë pas 30 vjetëve burg

Një person i dënuar për dy vrasje, për të cilat më në fund u shpall i pafajshëm, u lirua sot pasi kaloi pothuajse 30 vjet në korridorin e vdekjes në Alabama.
 
Një person i dënuar për dy vrasje, për të cilat më në fund u shpall i pafajshëm, u lirua sot pasi kaloi pothuajse 30 vjet në korridorin e vdekjes në Alabama, njoftuan sot avokatët mbrojtës të tij.
”Të gjitha akuzat që rëndonin kundër Anthony Ray Hinton u hodhën poshtë dje nga vendimi i gjyqtares, Laura Petro”, theksoi organizata ”Equal Justice Initiative” (EJI).
anthony ray hintonAnthony Ray Hinton, 58 vjeç, i përlotur doli nga gjykata duke përshëndetur mbështetësit e tij para se të takohej me të afërmit.
“Dielli ndriçoi sërish”, theksoi ai duke fshirë lotët.
“Ata kishin qëllimin të më ekzekutonin për diçka që nuk e kisha bërë (…). Nuk do të duhej kurrë të ndodhesha në korridoret e vdekjes për 30 vjet”, shtoi ai.
Avokati i tij konfirmoi se Hinton, i cili është me ngjyrë, u akuzua për dy vrasje për shkak të ngjyrës së lëkurës.
“Rraca, varfëria, një avokat i papërshtatshëm dhe përbuzja e pafajsisë treguar nga akuza e bëjnë këtë çështje një rast studimi përsa i përket padrejtësisë”, dekalroi Me Bryan Stevenson, gjithashtu drejtor i organizatës ”Equal Justice Initiative” (EJI), që mbrojti Hinton.
”Anthony Ray Hinton është i dënuari i 152-të me vdekje që është shpallur i pafajshëm që prej vitit 1973 në SHBA dhe i dyti në vitin 2015”, sipas një vlerësimi të Qendrës së Informacionit për dënimet kapitale (DPIC).
Ky është një prej të burgosurve të shpallur të pafajshëm që ka kaluar më shumë kohë në korridorin e vdekjes në Alabama.
Anthony Ray Hinton ishte 29 vjeç në vitin 1985, kur u dënua me vdekje për vrasjen e dy menaxherëve të një restoranti në Birmingham të Shteteve të Bashkuara, të cilën nuk e kishte kryer.
Artikulli paraprakRusia merr presidencën e BRICS, prioritet ndërveprimi strategjik
Artikulli vijuesAtentat ndaj ekipit të Fenerbahçe