Muslimanja afro-amerikane, Carolyn Walker-Diallo javën e kaluar u bë gjyqtare shtetërore në Gjykatën Civile të Nju Jorkut, kurse ceremonia e betimit të saj duke vënë dorën mbi Kuran shkaktoi një valë reagimesh raciste dhe islamofobike në rrjetet sociale, raporton Anadolu Agency (AA).
Walker-Diallo fitoi zgjedhjet për gjykatës shtetëror në rajonin e 7-të zgjedhor në Brooklyn, pas së cilës në përputhje me Kushtetutën e SHBA-së, bëri betimin solemn duke e vendosur dorën e saj mbi Kuran.
Vala e fyerjeve raciste dhe islamofobike në rrjetet sociale të shkaktuara nga rasti i zgjedhjes së gjyqtares me mbulesë duke bërë betimin me Kuran në dorë është një tjetër tregues se islamofobia është në rritje në SHBA./AA/