SHBA-ja po modernizon armët bërthamore në Europë

Disa vende anëtare të NATO-s kanë nënshkruar marrëveshje sekrete me Shtetet e Bashkuara mbi modernizimin e armëve taktike bërthamore amerikane, të dislokuara në territorin e tyre, njoftuan mediat belge, duke cituar Hans Christensen – Drejtorin e Projektit të Informacionit Bërthamor në Federatën e Shkencëtarëve Amerikanë.

Sipas informatave të marra nga ai, parashikohet përmirësimi i bombave taktike të tipit “B-61”. Bëhet fjalë për rreth 200 bomba, të cilat që prej vitit1960 ndodhen në Gjermani, Holandë, Belgjikë, Itali dhe Turqi. Amerikanët synojnë të pajisin këto municione bërthamore me sistemin e navigacionit GPS.

Artikulli paraprakNë Afganistan u sulmua konsullata e SHBA-së, ka të vrarë
Artikulli vijuesSHBA-ja po modernizon armët bërthamore në Europë