SHBA ”ka përgjuar” zyrat e BE-së

Një revistë gjermane thotë se ka parë një dokument sekret amerikan, të siguruar nga ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edwrad Snowden, i cili tregon se Bashkimi Evropian ka qenë në shënjestër të mbykëqyrjes nga Shtetet e Bashkuara.
Raporti në Der Spiegel thotë se Agjencia për Siguri Kombëtare e SHBA-së ka përgjuar ose mbledhur komunikimet nga zyrat e BE-së në Bruksel, Washington dhe në Kombet e Bashkuara.

Spiunazhi përfshin përgjimet në rrjetet e brendshme kompjuterike të BE-së, të cilat i kanë ofruar qasje Agjencisë për Siguri Kombëtare në e-maile dhe dokumente.

Raporti citon një dokument të shtatorit, 2010, transmeton REL.

Në një deklaratë të shkruar, presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, ka thënë se është i tronditur me raportin dhe ka kërkuar shpjegim nga Uashingtoni.

Snowden, i cili ka nxjerrë detaje sekrete të programeve të mbikëqyrjes të SHBA-së, besohet se fshihet në një aeroport të Moskës.

Artikulli paraprakRekomandime për më shumë ushtrime fizike në shkolla
Artikulli vijuesSulmohet shtëpia e Nazim Bllacës