SHBA kërkon të afrohet me Pakistanin

Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, do të takohet të hënën me ministren e Jashtme të Pakistanit dhe shefin e shtabit të përgjithshëm, në kuadrin e një samiti të NATO-s, për të vlerësuar marrëdhëniet aktuale midis dy vendeve.
Lajmi u raportua nga “CNN”, pas një publikimi zyrtar nga ana e Departamentit të Shtetit.

Clinton do të takohet në Bruksel, paralelisht samit në fjalë, me ministren Hina Rabbani Khar dhe gjeneralin Ashfaq Parvez Kayani, në takimin e fundit të një serie takimesh me qëllim riparimin e marrëdhënieve, të dëmtuara nga vrasja e Bin Ladenit ne qytetin pakistanez te Abodabatit pa autorizim dhe nga disa incidente të tjera gjate 2011-s, përfshi bombardimin e gabuar të një poste kufitare që i mori jetën 24 ushtarëve, të ngatërruar si talebanë.

Për Uashingtonin, Pakistani konsiderohet si një aleat kyç në një prej rajoneve më të turbulluara të botës, atë të Azisë Qendrore, transmeton TCH.

Megjithatë, pavarësisht ndihmës së rëndësishme ushtarake që Uashingtoni jep për vendin, njëkohësisht fuqi bërthamore dhe faktit se 20 për qind e eksporteve pakistaneze blihen nga SHBA, kursi i veçantë i politikës së jashtme pakistaneze, ndikuar edhe nga fanatizmi fetar shpesh herë i vërejtur edhe në drejtimet më të larta të shtetit, kanë bërë që të dy shtetet të kenë historikisht një marrëdhënie tepër të vështirë.

Në takimin e së hënës, fokusi pritet të jetë lufta ndaj terrorit, situata në Afganistan, komunikimi i ndërsjellë, si dhe bashkëpunimi në fushën ushtarak dhe ekonomik.

Artikulli paraprakAkustikë
Artikulli vijuesRrëzohet një avion luftarak i Arabisë Saudite