SHBA: Kina nuk i përmbush kushtet për anëtarësimin në OBT

Zyra e Përfaqësuesit Tregtar të ShBA-së i paraqiti të martën Kongresit amerikan një raport mbi angazhimet e Kinës për anëtarësimin në Organizatën Botërore të Tregtisë, sipas të cilit Kina nuk i ka përmbushur këto angazhime.

Lidhur me vlerësimin e shprehur nga pala amerikane, zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë Sun Jiwen u shpreh të enjten se Kina nuk e pranon raportin, por shpreson në përpjekjet e përbashkëta për të përmirësuar marrëdhëniet ekonomiko-tregtare dypalëshe.

Pas anëtarësimit të Kinës në OBT, ShBA-ja ka paraqitur 20 herë padi ndaj Kinës në këtë organizatë, mbi dy herë më shumë se numri i përgjithshëm i padive ndaj anëtarëve të tjerë të OTB-së.

Sun Jiwen tha se pala kineze është e mendimit se me zhvillimin e marrëdhënieve ekonomiko-tregtare dypalëshe, është dukuri normale që të ketë fërkime tregtare. Kina propozon dialog dhe bashkëpunim të barabarta për të zgjidhur siç duhet konfliktet, duke realizuar përfitime të ndërsjellta.

Artikulli paraprakATK: Fillon deklarimi elektronik i Librit të blerjes dhe shitjes, më 1 shkurt
Artikulli vijuesShuhen 1 mijë e 841 biznese