Profesoresha u kritikua për shkak se veshi hixhabin në shenjë përkrahje të muslimanëve.
Kolegji i krishterë në Chikago ka filluar procesin e largimit të profesoreshës e cila veshi hixhabin në klasë në shenjë solidariteti me muslimanët.
Larycia Hawkins (43) është profesoreshë me korrespodencë në kolegjin Wheaton. Ajo tregoi se muajin e kaluar ka veshur shaminë që në këtë mënyrë tu jap përkrahje muslimanëve të cilët pas vrasjeve në San Bernardino dhe në Paris – ishin nënshtruar sulmeve islamofobe dhe paragjykimeve, shkruan aljazeera.
Hawkins në profilin e saj në facebook kishte shkruar: “Si një besimtare solidarizohem me muslimanët sepse ata sikur edhe unë jemi “ithtar të librit”.
Në njoftimin e kolegjit thuhet se “pezullimi i përkohshëm i Hawkins është pasojë e thënieve teologjike që nuk janë në harmoni me bindjet shkencore të universitetit dhe në asnjë mënyrë nuk ka të bëj me racën, gjininë apo angazhimin e saj për të veshur hixhabin.”
(Islampress)