Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit ka paralajmëruar Arabinë Saudite me rastin e përpjekjeve të saj për blerjen e bombës atomike.
John Kerry, sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit të hënën në një intervistë me rrjetin televiziv CNN duke folur në lidhje me mundësinë e blerjes së armëve atomike nga ana e Arabisë Saudite, ka thënë se kjo punë nuk është aq e thjeshtë dhe padyshim se do të ketë pasoja për Riadin.
Kerry ka theksuar se Arabia Saudite e di mirë se blerja e bombës atomike nuk i bën të sigurt vetëm ata, mirëpo për këtë vend do të shkaktojë telashe të mëdha. Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit ka thënë se Arabia Saudite duhet të respektojnë parimet e Traktatit për ndalimin e përhapjes së armëve atomike (NPT).
Disa burime mediatike kanë njoftuar për përpjekjet e Arabisë Saudite për të blerë bomba atomike.