SHBA, protesta para Shtëpisë së Bardhë kundër valës së re të sulmeve në Siri

Para Shtëpisë së Bardhë në qendër të Washingtonit dje u mbajtën protesta paqësore kundër sulmeve ajrore disa ditore nga forcat besnike të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad dhe forcave ruse të kryera në zonën e Halepit, raporton Anadolu Agency (AA).

Dhjetëra e demonstrues mbanin flamujt e SHBA-ve dhe Sirisë, dhe pankarta me mesazhe si “Halepi po digjet, po digjemi dhe ne” dhe “Populli i Sirisë nuk është i vetëm”.

Demonstruesit me qirinj të ndezur shkruanin mesazhin “Shpëtoni Halep-in” duke brohoritur “Rroftë Sirina” dhe “Liri për Sirinë”.

Artikulli paraprakSërish përleshje mes policisë dhe protestuesve para fjalimit të Donald Tramp
Artikulli vijuesSulm terrorist në Gaziantep të Turqisë