Në New York të SHBA-së është mbajtur një protestë për jetët e humbura në vendbanimet e Azerbajxhanit të shkaktuara si pasojë e sulmeve armene, raporton Anadolu Agency (AA).
Në protestën e mbajtur para qendrës së Kombeve të Bashkuara në New York morën pjesë qindra turqë dhe azerë. Në protestën ku policia e New Yorkut kishte marrë masa intensive sigurie, theksohet se iniciativa e një grupi armen për të penguar protestën ka mbetur pa rezultat si pasojë e ndërhyrjes së forcave të sigurisë.
Kryetari i Bashkësisë Azerbajxhanase në New York, Ercan Yerdelenli, në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka theksuar se janë mbledhur për të përkujtuar civilët dhe ushtarët që kanë humbur jetën pasi Armenia sulmoi përsëri Karbakun. Ai gjithashtu ka vënë në dukje se pavarësisht se jetojnë në Amerikë zemra e tyre rreh me Azerbajxhanin.
“Kryesisht deklaratat e presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe të kryeministrit Ahmet Davutoğlu kanë qenë emocionuese dhe me entuziazëm për zemrat tona. Ne jemi krenarë për këtë. Azerbajxhani dhe Turqia janë një komb dhe dy shtete. Ushtarët tanë duhet ta dinë se zemrat dhe shpirtrat tanë janë krah tyre, ata të luftojnë me lirshëm dhe deri sa të merret Karbaku ata në front dhe në do të vazhdojmë përpjekjet tona në Amerikë” u shpreh Yerdelenli.
Gjithashtu në protestë u këndua himni kombëtar i Azerbajxhanit dhe u mbajt një minutë heshtje për nder të personave që kanë humbur jetën në sulme.