SHBA, raportohet se policia ka qëlluar për vdekje në Los Angeles një të pastrehë

Policia në Los Angeles të SHBA-së pas një konfrontimi me një të pastrehë e ka qëlluar për vdekje në mes të rrugës, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Në një video të publikuar në internet tregohet se një grup policësh pas një konflikti me një person të pa strehë i cili kishte ngritur një çadër në trotuar, pasi e shtrinë përtokë qëllojnë 5 herë mbi të. Pas kësaj vërehet se një person i cili ka tentuar të ndërhyjë duke ndihmuar personin e strehë është larguar nga vendngjarja duke u tërhequr zvarrë nga policët e tjerë.
 
Videoja e publikuar në Facebook nga dëshmitarët në vendngjarje në një anë ka thyer rekord në shikimin e saj, ndërsa në anën tjetër ajo ka bërë të rriten reagimet ndaj policisë. Autoritetet, duke mos dhënë detajet e identitetit të personit dhe shkaqet e ngjarjes kanë theksuar se një person është dërguar në spital ditën e dielë në orët e drekës dhe se ai ka humbur jetën.
 
Banorët e zonës, në lidhje me  ngjarjen e cila ka ndodhur në Qendrën e ndihmës së të pastrehëve në Los Angeles kanë pretenduar se personi i pa strehë thërrej me pseudonimin “Afrika”. Gjithashtu bëhet e ditur se ky person është kuruar për 10 vjet në spitalin psikiatrik dhe se pak kohë më parë kishte dalë nga spitali. Pas publikimit të videos autoritetet kanë nisur një hetim në lidhje me policët e përfshirë në këtë ngjarje.
Artikulli paraprakOKB: Nga konflikti në lindje të Ukrainës janë vrarë mbi 6000 persona
Artikulli vijuesIzetbegoviç në 23-vjetorin e pavarësisë: Do të ketë gjithnjë e më shumë BeH