Dy shqiptarë nga qyteti i Elbasani kanë mbetur të vdekur pas një shkëmbimi zjarri në Roterdam të Holandës, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Bëhet fjalë për Flerenc Tolën 27 vjeç dhe vëllain e tij Klevis Tola 25 vjeç, të cilët janë ekzekutuar në rrethana ende misterioze, ndërsa ka mbetur i plagosur një tjetër shqiptar, Serxhio Piku. Sipas burimeve të tre shqiptarët kanë qenë banorë të lagjes “Çlirimi” në Elbasan, pranë unazës jugore të këtij qyteti. Mediat e huaja raportojnë se nga shkëmbimi i zjarrit i plagosur ka mbetur dhe një shtetas italian, ndërsa ende nuk është bërë i mundur arrestimi i autorëve, identiteti i të cilëve nuk bëhet publik. Vrasja e dy shqiptarëve konfirmohet dhe nga policia shqiptare e kontaktuar nga A1Report. Dy të rinjtë shqiptarë mësohet të jenë vrarë në banesën e tyre në zonën e njohur si lagja e bullgarëve në Roterdam, ndërsa rreth pasdites së 15 janarit policia ka nisur hetimet e njoftuar nga fqinjët për të shtëna me armë.
You Might also Like
Arabia saudite po ndërton qytetin e së ardhmes me buxhet 500 miliardë dollarësh
Në tetor të 2017, pesë nga njërëzit më të pasur në botë u ulën pranë…
By
3 Min Read
Bernie Sanders ftohet nga Papa për vizitë në Vatikan
Bernie Sanders, kandidati demokrat për president të SHBA-ve, është ftuar nga Papa për një vizitë…
By
0 Min Read
Romney në avantazh
Presidenti amerikan Barak Obama ka mbetur prapa për dy pikë, në krahasim me kandidatin republikan…
By
2 Min Read
Rabini hebre thirrje kolonëve të helmojnë ujin në vendbanimet palestineze
Rabini Shlomo Mima, ka lëshuar një “mendim këshillëdhënës” në të cilin u lejon kolonëve të…
By
1 Min Read
BORË NË JOHANESBURG
Derisa vendi ynë dhe rajoni po përballen me temperatura afrikane, në një pjesë tjetër të…
By
0 Min Read
AI: Civilët e Alepos përjetojnë dhunë të tmerrshme
Organizata Amnesty International thotë se civilët e qytetit Alepo në Siri “po përjetojnë një nivel…
By
1 Min Read
