SHBA: RRËZIMI I AVIONIT TURK PA PARALAJMËRIM AKT I POSHTËR

Departamenti amerikan për Marrëdhënie me Jashtë bëri një deklaratë në lidhje me rrëzimin e avionit luftarak turk.

Zëdhënësja e këtij dikasteri, Viktoria Nullënd (Victoria Nuland) rrëzimin e avionit luftarak turk nga ana e Sirisë e cilësoi si “një veprim të poshtër”.

E pyetur gjatë konferencës së rregullt për shtyp në lidhje me deklaratën e Presidentit të Sirisë, Beshar Esat, ku citohet të ketë thënë se “Nuk kishin dijeni se avioni i rrëzuar i takonte Turqisë”, Nullënd tha se nuk do të bëjë ndonjë koment në lidhje me këtë dhe përsëriti deklaratën e mëparshme duke thënë se “avioni është rrëzuar pa asnjë paralajmërim, ky është një akt i poshtër”.

Artikulli paraprakGJERMANI – TË PAKTËN KATËR TË VDEKUR PËR NJË SHTËPI NË KARLSRUHE
Artikulli vijuesKreu i monitoruesve ndërkombëtarë në Siri bën kërkesë për dorëheqje