SHBA: Stuhia "Isak", gjendje e jashtëzakonshme në 4 shtete

Katër shtete të Gjirit të Meksikës në Shtetet e Bashkuara kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme serisa sthia tropikale “Isak” po vjen drejt tokës.

Guvernatorët e Luizianës, Misisipit dhe Alabamës kanë lëshuar deklaratat e tyre të dielën, derisa Florida, e cila shpalli gjendjen e jashtëzakonshme një ditë më parë, u përmbyt nga shirat dhe erërat e forta të shkaktuara nga stuhia.

“Isak” i është afruar Florida Keys. Stuhia pritet të forcojë në kategorinë dhe të godasë tokën e Floridës dhe Luizianës të martën ose të mërkurën.

Qindra fluturime janë anuluar dhe prodhimi i naftës dhe gazit është prekur nga stuhia që ka shkaktuar tashmë kërdi në Karaibe, duke vrarë të paktën gjashtë persona në Haiti dhe duke sjellë përmbytje në Kubë.

Partia Republikane është detyruar ta shtyjë për një ditë fillimin e konventës kombëtare të saj në Tampa të Floridës./ina/kohaislame

Artikulli paraprakRrahën policët në Merdare
Artikulli vijuesRrëzohet një helikopter i regjimit të Asadit