Rrahën policët në Merdare

Dy pjesëtarë të Policisë Kufitare të Kosovës janë rrahur mbrëmë nga tre persona të dyshuar.

Rasti ka ndodhur rreth orës 22:00 në pikëkalimin kufitar në Merdare.
Menjëherë kanë intervenuar policët tjerë të cilët kanë arritur të arrestojnë të dyshuarit dhe me urdhër të Prokurorit Publik të njëjtit janë dërguar në qendrën e ndalimit deri në një vendim tjetër.
Indeksonline mëson se gjendja shëndetësore e policëve është e mirë. Me rastin është duke u marrë njësiti i hetimeve në nivel rajonal. /Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakAdoleshentët me mbipeshë janë më të rrezikuar për gurët në tëmth
Artikulli vijuesSHBA: Stuhia "Isak", gjendje e jashtëzakonshme në 4 shtete