SHBA-të do ta hetojnë vdekjen e Dino Asanajt

Shtetet e Bashkuara kanë pranuar kërkesën e Qeverisë së Kosovës që të ofrojnë ndihmën e tyre për zbardhjen e vrasjes së drejtorit të Agjencisë së Privatizimit Dino Asanajt, thuhet në një njoftim të Ambasadës së ShBA-ve në Prishtinë.

“Qeveria e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të hetuar vdekjen e z. Dino Asanaj, ish-Drejtor i Agjencionit Kosovarë të Privatizimit dhe njëherit shtetas Amerikan. Pasi që e konsideron si të duhur Qeveria Amerikane është pajtuar të ofroj ndihmë, kështu që Byroja Federale e Hetuesisë (FBI) pran Departamentit Gjyqësorë të Shteteve të Bashkuara ka komunikuar me Policinë e Kosovës për hapat e mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim. BS/kohaislame

Artikulli paraprakFillon gjykimi për vrasjen e pesëfishtë
Artikulli vijuesTiranë, vrau babanë me një grusht