Çelet Kuçi

Kosova nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian deri pas vitit 2020. Ky është konstatimi i Hajredin Kuçit, i cili ka thënë se do të ishte i lumtur nëse Kosova do të hyjë në BE pas vitit 2012 dhe nëse liberalizimi i vizave ndodh brenda tre viteve.
Ai i bëri këto komente në një ligjëratë të mbajtur para studentëve të Kolegjit Universitar ISPE, me temë “Raportet Kosovë-BE”, njofton “Express”.

Kuçi ka thënë se anëtarësimin e Kosovës për në Bashkimin Evropian, apo procesin e liberalizimit të vizave, nuk mund ta garantojë askush deri në momentin e fundit, pasi janë pesë shtete anëtare, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Mjafton, që vetëm njëri shtet mund të vë të drejtën e vetos dhe i tërë procesi mund të bllokohet, ka pohuar Kuçi.

“Në vitin 2004 pata deklaruar për media se unë do të isha i lumtur të hyjmë në BE në vitin 2014 dhe jam kritikuar për këtë. Tani po them do të isha i lumtur të hyjmë në BE pas vitit 2020 dhe unë e di se që do të kritikohem. Unë jam pak më i lirë tash me fol…”, ka thënë Kuçi, duke konsideruar se liberalizimi i vizave nuk mund të kryhet para tre vjetësh. /Telegrafi/kohaislame

Artikulli paraprakUdhëheja e vendit duhet të rinovohet
Artikulli vijuesHoxhaj: Serbia u kthye në vitet 90’të