SHBA-të kanë shpërndarë armatim nuklear strategjik në Evropë dhe Turqi

Ministria e punëve të jashtme të Federatës Ruse të enjten ka lëshuar komunikatën me të cilin akuzon Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj të NATO-së për shkeljen e marrëveshjes së NPT-së, pasi që kanë punuar në përsosjen e kapaciteteve të tyre nukleare dhe misioneve të caktuara nukleare në botë.
 
Burimi i njëjtë sjell se dalja e vetme e mundshme nga kjo situatë është në kthimin e tërësishëm të gjithë arsenalit dhe kapaciteteve nukleare ushtarake të SHBA-ve në territorin e vet, të ndalohet stacionimi i kokave bërthamore nukleare jashtë vendit dhe të shkatërrohet teknologjia e lehtë e qasjes së energjisë nukleare për qëllime ushtarake, gjegjësisht të ndalet mbajtja e të gjitha formave të eksperimenteve nukleare. Në bazë të kësaj komunikate ceket se ana ruse ka theksuar se aktivitetet e SHBA-ve dhe aleatëve të saja të NATO-së në sektorin nuklear paraqesin shkeljen serioze të marrëveshjes së NPT-së.
 
Në fillim të prillit 2015, ministri rus i punëve të jashtme i Federatës Ruse ka thënë se SHBA-të me stacionimin e armatimin strategjik nuklear dhe projektileve balistike në territorin e Belgjikës, Italisë, Turqisë, Gjermanisë dhe Holandës, haptas kanë shkelur pikat e marrëveshjes së NPT-së. Në të vërtetë ana ruse kohë më parë ka akuzuar administratën amerikane për shkak të vazhdimit të stacionimit të projektileve të veta nukleare në hapësirën evropiane duke përmendur se bëhet fjalë për një lloj të sjelljes armiqësore kundrejt Federatës Ruse.
 
Sidoqoftë edhe përkundër  aktiviteteve ndërkombëtare në fushën e zvogëlimit dhe në përfundim të saj shkatërrimit të  tërësishëm të kapaciteteve nukleare  nga ana e mbajtësit të këtij lloji destruktiv të armatimit në kuadër të marrëdhënies NPT-së,  shihet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe më tutje janë të interesuara për forcimin dhe përsosjen e kapaciteteve të saja nukleare ushtarake.
 
Në këtë fushë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës në tokën evropiane kanë stacionuar rreth 200 koka bërthamore luftarake në formë të bombave taktike B-61 të shpërndara në territoret e Belgjikës, Holandës, Gjermanisë, Italisë dhe Turqisë, ndërsa tani shihen shenjat e dëshirave të tyre për përsosjen dhe forcimin e kapaciteteve të tyre ushtarake. Administrata amerikane ka parashikuar se bombat e cekura të përsos dhe të shndërrojë në projektilet moderne nukleare të dirigjuara dhe për zbatimin e këtij projekti janë ndarë 11 miliard dollar.
 
   
 
Shumë veta gjatë dy dekadave kanë konsideruar se pas përfundimit të Luftës së Ftohtë,  Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tregojnë më shumë vullnet në zhvendosjen e kapaciteteve të veta nukleare luftarake nga toka evropiane, por është e qartë se Shtëpia e Bardhë jo vetëm që nuk i ka zhvendosur armatimin e vet nuklear nga toka evropiane por ka caktuar buxhetin e vet për përsosjen e armatimit të vet nuklear taktik në Evropë.
 
Në takimin e liderëve të NATO-së në vitin 2012 në Çikago është aprovuar kërkesa për planin amerikan të përsosjes të kapaciteteve nukleare pasi që liderët e NATO-së kanë konfirmuar se armatimi nuklear, posaçërisht armatimi taktik nuklear i stacionuar në tokën evropiane, konsiderohet si pjesë e strategjisë mbrojtëse të NATO-së për shkak të cilit i tërë arsenali duhet mbetet aktiv dhe operativ.
 
Një nga programet e NATO-së mundëson vendeve të cilët nuk posedojnë programet e veta nukleare, e posaçërisht jo programet ushtarake të natyrës së tillë, që në territoret e tyre të kenë koka nukleare amerikane.
 
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën justifikime të ndryshme punojnë në përsosjen e kapaciteteve të veta nukleare ushtarake në token evropiane, ndërsa analistët cekin se në mes justifikimeve gjendet çështja e ruajtjes së sigurisë në kontinentin e Vjetër dhe”frenimi” i apetiteve ekspansioniste të Federatës Ruse ndaj Perëndimit.
 
Amerikanët edhe më tutje insistojnë në përsosjen e armatimit taktik nuklear B-61. Deklarata e Ministrisë së punëve të jashtme të Federatës Ruse tregon se Moska zyrtare stacionimin e bombave nukleare amerikane në token evropiane edhe më tutje e konsideron rrezik potencial për sigurinë e vet dhe se vendimet e administratës amerikane paraqesin shkelje të hapur të marrëveshjes së NPT-së,  cili është miratuar me qëllim të zvogëlimit dhe në fund të shkatërrimit të tërësishëm të armatimit nuklear në botë.
Artikulli paraprakRegjimi cionist ka arrestuar 850.000 palestinezë që nga viti 1967
Artikulli vijuesPolicia sllovene: E respektuam kërkesën e Serbisë për arrestimin e Haradinajt