Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngritur në fluturim një avion bombardues B-52 mbi Korenë e Jugut, në një shfaqje force ndaj Koresë së Veriut, e cila pretendon se ka testuar me sukses bombën me hidrogjen.
Avioni u ngrit në fluturim në një bazë ajrore pranë kufirit me Korenë e Veriut, raporton BBC.
Koreja e Veriut pretendon se ka testuar një bombë me hidrogjen, por ekspertët janë skeptikë.
Lideri i këtij vendi, Kim Jong-un tha se testimi është një akt vetëmbrojtje për të parandaluar luftën bërthamore me SHBA.
Pas testit, Koreja e Jugut riktheu transmetimet me altoparlanetet gjigande pranë kufirit.
Të dy vendet janë teknikisht në luftë, edhe pse konflikti mes tyre u mbyll në vitin 1953.
Konflikti u mbyll me armëpushim, jo me traktat paqeje.
Koreja e Veriut nuk ka reaguar ndaj fluturimeve me B-52.