SHBA: Vendoset kontrolli në mbi 50 përqind të territorit që e okupoi DAESH-i në Irak

Zëvendës-sekretari shtetëror amerikan Tony Blinken, i cili ndodhet për vizitë në Irak, të mërkurën deklaroi se sërish është vendosur kontrolli i mbi rreth 50 përqind të territorit që më herët e pushtoi DAESH-i në Irak, raporton Anadolu Agency (AA).

“Para dy vitesh Bagdadi dhe Erbili ishin nën kërcënim të fuqishëm nga DAESH-i. Megjithatë, tani, falë fuqive të koalcionit dhe atyre irakiane, është kthyer 50 përqind e territorit që kontrollonte DAESH-i”, tha Blinken.

Ai shtoi se në shtëpitë e tyre në zonën ku më herët ka kontrolluar DAESH-i janë kthyer rreth një milion persona të zhvendosur. Ai po ashtu theksoi se SHBA-të do t’i donojnë Irakut 181 milionë dollarë ndihmë humanitare. Sipas tij, kjo ndihmë për këtë vend të cilën e kanë siguruar nga viti 2014, do të arrijë në një miliardë dollarë.

Në fund theksoi se gjithë vëmendja në këto momente është ndaj operacionit në Mosul.

“DAESH-in sigurisht ngadalë jemi duke e mposhtur dhe të gjitha angazhimet janë drejt operacionit në Mosul. Pasi të çlirohen të gjitha pjesët e Irakut, DAESH-i do të mund të transformohet në celulë të fjetur”, tha Blinken.

Ai gjatë vizitës në Bagdad u takua me zyrtarët më të lartë irakianë.

Artikulli paraprakTri vdekje të dyshimta brenda 24 orëve në Kosovë
Artikulli vijuesPresidenti i ri i UEFA-s: Njerëzit më besuan dhe donin fytyrë të re