Helmimi i Litvinienkos me miratimin e Putin

Vrasja e ish-spiunit të FSB-së, Aleksandër Litvinenko në vitin 2006 “më sa duket” ka marrë aprovimin e Presidentit rus, Vladimir Putin. Ky është përfundimi i hetimit publik në Britaninë e Madhe, qe nisi ne janar te 2015-ës.

43 – vjeçari Litvinenko ndërroi jetë në Londër, disa ditë pasi u helmua  me polonium radioaktiv-210, që besohet se i është hedhur në gotën e çajit gjatë takimit me Andrei Lugovoi dhe Dmitry Kovtun, të akuzuar për vrasjen e tij. Të dy kanë mohuar se kane dashur ta eleminojnë fizikisht ish-spiunin rus.

Sipas përfundimeve të hetimit publik, ata kanë vepruar nën udhëzimin e Shërbimit Sekret të Moskës, FSB. Kryegjykatësi britanik, Sër Robert Owen tha se Putin ka nënshkruar vrasjen e ish-spiunit, pas një konflikti të gjatë mes tyre. E veja e Litvinenkos, Marina u shpreh e kënaqur me raportin. Jashtë Gjykatës së Lartë të Londrës ajo tha:

“Fjalët e fundit të tim shoqi në shtratin e vdekjes kur akuzoi Putinin tashmë janë të provuara nga gjykata angleze”. Sekretarja e Brendshme britanike, Tereza Mej pritet të paraqesë,në Dhomën e Komunëve, reagimin e Qeverisë britanike, pas publikimit të konkluzioneve të hetimit publik.

Artikulli paraprakSllovenia ka kërkuar që të mos lëshohen refugjatët nga Greqia
Artikulli vijuesSHBA Emigracioni në SHBA