SHBA: Zhgënjim i thellë me Izraelin

Departamenti amerikan i shtetit thotë se është “thellësisht i zhgënjyer” me aleatin amerikan, Izraelin, për vazhdimin e shpalljes së ndërtimit të mijëra venbanimeve të reja për izraelitët në tokën, të cilën palestinezët e pretendojnë për shtetin e ardhshëm.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Victoria Nuland, i ka akuzuar liderët izraelitë për angazhim në “aksion provokativ”, që e vë në pikëpyetje përkushtimin e tyre për paqe.

Kjo deklaratë u bë në periudhën kur raportohet se shtetet evropiane në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Franca, Britania, Gjermania, Portugalia, dhe anëtarë të tjerë, po përgatisin deklarata të reja për dënimin e planeve të Izraelit për ndërtimin e vendbanimeve.

Prej se Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në muajin nëntor, votoi për përmirësim të statusit të palestinezëve në OKB, në “shtet vëzhgues joanëtar”, Izraeli i ka shpallur planet për ndërtimin e mijëra njësive banesore në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor.

Artikulli paraprakSHBA: Clinton i pranon gjetjen e hetimit për Bengazi
Artikulli vijuesPlatformë e Serbisë, platformë apo matje pulsi Kosovës dhe KN?