Udhëheqësi i Dubait ka urdhëruar një riorganizim të plotë të administratës drejtuese të qytetit, përfshi edhe daljen në pension të nëntë zyrtarëve të lartë, një ditë pasi kreu një vizitë surprizë në zyrat e qeverisë në orën 7.30 të mëngjesit dhe pa se një numër i madh i punonjësve mungonin.
Të dielën, qeveria e tij publikoi një video në Instagram ku ai shihet të bëjë një vizitë të palajmeruar në zyrat e Departamentit e Tokave dhe në zyrat e Departamentit të Zhvillimit Ekonomik, të cilat i gjeti bosh, një vizitë kjo që sipas një zyrtarit të mediave të Dubait kishte për qëllim të “jepte një mesazh”.
Sheikh Mohammed bin Rashid al-Maktoum eci nëpër zyrën e boshatisur, duke parë librin e një punonjësi me vëmendje.
https://www.youtube.com/watch?v=u47G9jQyJz0