Sheila Musaji: Zë aktiv në komunitetin islam

Sheila Musaji: Zë aktiv në komunitetin islam

Sheila Musaji, nga St. Louis, Missouri, e ka pranuar Islamin mbi 30 vjet më parë. Ajo është themeluesja dhe botuesja e gazetës tremujore The American Muslim (1989-1995), Muslim Resource Directory of America (1990, 1992) dhe kohët e fundit të publikimit on line The American Muslim (prej vitit 2001).Sheila Musaji është një zë aktiv në komunitetin islam. Ajo është e përfshirë në shumë projekte me organizata të ndryshme. Në të kaluarën ajo ka qenë edhe ndër delegatet amerikane në Konferencën e Dytë të Grave Muslimane të mbajtur në Sudan. Ajo ka qenë muslimania e parë që ka mbajtur ligjërata në Kolegjin Amherst, Massachusetts dhe pjesëmarrëse e Parlamentit të Feve Botërore në Çikago, SHBA.
Ajo është autore e shumë artikujve për Islamin në Amerikë dhe shpesh mban ligjërata për Islamin në kisha, shkolla, sinagoga dhe organizata të ndryshme. Pas vërejtjeve të Papës Benedikt, të cilat u konsideruan ofenduese nga shumë muslimanë, ajo bëri thirrje për dialog.

Artikulli paraprakSi e kujtoi Allahun një adoleshente
Artikulli vijuesSarah Joseph: Themeluesja e revistës Emel