Nëse do ta shohësh dynjanë pas vdekjes tënde, shikoje atë pas vdekjes së dikujt tjetër!
Nëse e mediton se si të dashurit i harrojnë të dashurit e tyre të vdekur, atëherë do të jesh i bindur se më të dashurit e tu, do të harrojnë pas vdekjes tënde apo do t’i preokupon dynjaja nga rikujtimi yt.
Për këtë arsye, bëje jetën tënde të jetë e tëra për Allahun. Ai, është i Vetmi, i Cili nuk harron.
Përmisoi raportet e tua me Allahun, se Allahu është i Vetmi që nuk të harron kur të tjerët të harrojnë dhe të lënë të vetëm!