Shën Petersburgu u sulmua nga zogjtë e dehur

Në periferi të Shën Petersburgut – Sestroretsk – u shfaqën zogj “të dehur”. Këta shpendë ushqehen me frutat e pemëve të vadhës që janë fermentuar në degë për shkak të motit të ngrohtë dhe të lagësht. Bëhet fjalë për zogjtë e llojit (species) Bombycilla. Sipas fjalëve të banorëve vendas këta shpendë nuk mund të fluturojnë në një trajektore të drejtë, përplasen me pengesa, bien, përplasen në xhamat e dritareve.

Zogjtë e llojit Bombycilla nuk janë në gjendje të tresin ushqimin e ngrënë, sepse ata kanë zorrë të shkurtra. Si rrjedhojë e kësaj etanoli përhapet shpejt në mëlçinë e madhe të zogjve dhe nuk arrin dot të thithet plotësisht nga gjaku.

Ornitologët kanë frikë se një “dehje” e tillë mund të ketë një ndikim negativ në popullatat e shpendëve.

Artikulli paraprakBimët që ndihmojnë në shërimin e syve dhe 10 sekrete për t’i ruajtur
Artikulli vijuesRusia është e alarmuar nga militarizimi i tepruar i Turqisë