Shenjat e kancerit të mëlçisë dhe faktorët e rrezikut; Dieta ushqimore per parandalim.
Mëlçia është një nga organet më komplekse në trupin e njeriut. Ajo kryen më shumë se 500 funksione. Disa nga funksionet më të rëndësishme të mëlçisë përfshijnë:
• Tretjen e proteinave dhe yndyrnave
• heqjen e toksinave (helmeve) nga trupi
• ndihmon për të kontrolluar koagulimin e gjakut (trashjen)
• çliron verdhëzën, një lëng që zbërthen yndyrnat dhe ndihmon tretjen
Kanceri i mëlçisë është një gjendje e rëndë për shkak se mund t’i prishë këto funksione ose të bëjë që ato të dështojnë plotësisht.
Shenjat dhe simptomat e kancerit të mëlçisë
Kanceri i mëlçisë diagnostikohet zakonisht pas një konsultimi me një GP dhe një rekomandim nga një specialist në spital për analiza të mëtejshme.
Nëse kanceri i mëlçisë diagnostikohet më herët, trajtimi ka të ngjarë të jetë më efektiv.
Kanceri i mëlçisë zakonisht nuk shkakton simptoma të dukshme derisa të ketë arritur një fazë të avancuar.
Këto simptoma përfshijnë:
– humbje peshe të pashpjegueshme
– humbje të oreksit që zgjat më shumë se një javë
– ndjenja e ngopjes pas ngrënies, edhe në qoftë se vakti ishte i vogël
– ndjesia i sëmurë (me të përzier dhe të vjella)
– ënjtje të barkut (stomakut)
– zverdhje e lëkurës dhe zbardhje e syve
– lëkurë e acaruar
– ndjenja shumë i lodhur dhe i dobët
Vizitoni mjekun tuaj nëse vëreni ndonjë nga simptomat e listuara më sipër. Edhe pse ato janë me shumë gjasa rezultat i një gjendje më të zakonshme, të tilla si një infeksion, në vend të kancerit të mëlçisë, por është më mirë që të bëni një kontroll.
Faktorët e rrezikut që mund të shkaktojnë kancer të mëlçisë
Alkooli; Çdo herë që pini alkool, mëlçia juaj filtron helmet e alkoolit nga gjaku juaj dhe disa prej qelizave të mëlçisë vdesin. Mëlçia mund të rigjenerojë qeliza të reja, por në qoftë se ju pini për shumë vite, mëlçia juaj do të humbasë aftësinë për ta bërë këtë rigjenerim të qelizave.
Është vlerësuar se një në tre raste të kancerit të mëlçisë janë të lidhura me keqpërdorimin e alkoolit.
Mbipesha; rëndimi i mëlçisë me mbiushqim, nivelet e larta të yndyrës mund ta bëjnë mëlçinë të përflakur. Me kalimin e kohës, inflamacioni do e dhëmbëzojë mëlçinë.
Hepatiti C; Një infeksion afatgjatë i hepatitit C mund të shkaktojë inflamacion dhe dhëmbëzim të mëlçisë. Shumica e njerëzve të infektuar me hepatit C, e zhvillojnë infeksionin nga përdorimi i gjilpërave të kontaminuara ose pajisje të tjera të drogës gjatë injektimit të drogave si heroina.
Duhani; Nëse pini duhan dhe keni hepatit C, rreziku i zhvillimit të kancerit të mëlçisë ka rritje të shpejta.
Hepatit B; Njerëzit të infektuar me hepatit B kanë një shans më të lartë se mesatarja e zhvillimit të kancerit të mëlçisë, pavarësisht nëse tek ata është zhvilluar edhe cirroza e mëlçisë apo jo.
Hekuri i tepërt; Haemochromatosis është një kusht gjenetik ku trupi rezervon shumë hekur nga ushqimi. Nivelet e tepërta të hekurit kanë efekt helmues në mëlçi dhe shkaktojnë dhëmbëza në të.
Hepatiti autoimun; sistemi juaj imunitar (mbrojtësi natyral i trupit ndaj infeksioneve) sulmon qelizat e mëlçisë sikur ato të ishin një infeksion “i huaj”. Ajo që pikërisht e shkakton këtë sulm është e panjohur.
Cirroza biliare primare; Njerëzit me cirozë biliare primare të avancuar vlerësohet të kenë 1 në 20 shanse të zhvillimit të kancerit të mëlçisë në çdo vit.
Ushqime që ndihmojnë në parandalimin e kancerit të mëlcisë
Avokado; mbron mëlçinë nga toksinat dhe ndihmon riparimin e indeve të dëmtuar.
Hudhra; lufton qelizat kancerore dhe infeksinet e mëlçisë. Elementi squfur i hudhrës ndihmon aktivizimin e enzimave të mëlçisë.
Limoni; uji i vakët me limon i pirë esëll është një mënyrë e thjeshtë për përmirësimin e shëndetit të mëlçisë.
Panxhari dhe karrota; karrotat janë të pasura me Glutathione, një proteinë që ndihmon për heqjen e helmeve të mëlçisë. Panxhari dhe karrota janë të pasur me beta-carotene dhe flavonoids, ndihmojnë në stimulimin dhe përmirësimin e funksioneve të mëlçisë.
Domatja; përmban sasi të larta të Glutathione. Domatja gjithashtu lufton kancerin e gjirit, lëkurës dhe mushkërive.
Grejpfrut; një tjetër burim i spastrimit të mëlçisë nga helmet, përmban sasi të larta të vitaminës C, e cila ndihmon stimulimin e mëlçisë dhe sintetizon materialet toksike që mund të absorbohen nga uji.
Lakra; ndihmon për tretjen e toksinave të mëlçisë, lufton kancerin e gjirit dhe të trurit. Stimulon sistemin imun dhe lehtëson funksionin e mëlçisë.
Arra; arrat janë burim i mirë i omega -3 dhe acideve yndyrore. Amino acid i cili mbështet spastrimin e mëlçisë nga toksinat.
Molla; përmban sasi të larta pectin, të cilat janë thelbësore për pastrimin dhe lirimin e toksinave nga trakti digjestiv. Konsumimi i mollës është mënyra më e lehtë e pastrimit të mëlçisë nga helmet.
Brokoli dhe lulelakra; nxisin prodhimin e glucosinolate e cila ndihmon në djegien e toksinave në të gjithë trupin.
Shpargulli mjekësor; është diuretic dhe në këtë mënyrë ndihmon porocesin e spastrimit dhe ndarjen e ngarkesës detox nga mëlçia dhe nga veshkat.
Vaj i ullirit; vaji i ullirit ofron një mbështetje të madhe për mëlçinë, i siguron trupit bazë të lëngëshme dhe thith toksinat e dëmshme nga trupi.
Drithërat e plota si; misri, gruri i zi, tërshëra, nxisin prodhimin e enzimave të mëlçisë dhe riparojnë indet e dëmtuara të saj.
Thjerrëzat; thjerrëzat janë të pasura me fibra, të cilat ndihmojnë në procesin e spastrimit të toksinave në mëlçi, në aparatin tretës dhe në zorrë.
Ushqimet që duhet të shmangni
– Mos konsumoni asnjë ëmbëltues artificial.
– Mos konsumoni shurup misri të lartë në fruktozë.
– Mos pini asnjë pije të gazuar.
– Shmangni të gjitha ushqimet e shpejta dhe kripën e tepërt.
– Shmangni të gjitha ushqimet e konservuara.
– Eliminoni produktet konvencionale të qumështit.
– Shmangni produktet konvencionale të mishit.