Si të ndaloni hemoragjinë në kushtet e shtëpisë?

Hemorragjia i referohet humbjes së gjakut nga trupi. Nëse dikush është plagosur dhe humbet gjak, është me rëndësi të ndërhyhet sa më shpejt, për të ndalur hemorragjinë. Po si mund të ndalet? Ja sesi:

1. Përdorni ujin e ftohtë dhe të rrjedhshëm, që jo vetëm pastron plagën, por ndihmon për të frenuar gjakderdhjen. Mund të përdorni edhe kuba akulli, për të mbyllur venën e dëmtuar të gjakut, duke i mbajtur mbi pjesën e vrarë.
 
 
2. Vendosni pak vazelinë mbi pjesën e vrarë, sepse ajo ndihmon në ndalimin e hemorragjisë dhe në mbylljen e plagës. Mund të përdorni edhe një gjalp kakao për buzët, nëse s’keni vazelinë.
 
 
3. Aplikoni nëse ju gjendet acetik i bardhë, që ndihmon për të dizinfektuar prerjet e vogla. Bllokoje plagën me një copë pambuku dhe prit që të rreshtë gjaku.
 
 
4. Tjetër zgjedhje mund të jetë edhe mielli i misrit. Duke e hedhur atë në sasi të vogla mbi plagë. Kur nuk del më gjaku, përdorni ujë për ta pastruar. Po ashtu si mielli i misrit vlen edhe sheqeri, që ndihmon në frenimin e gjakut dhe pastrimin e plagës.
 
 
5. Mund të përdorni edhe deodorantin anti-djersë, që përmban klorur alumini dhe vepron kundër gjakderdhjes. Hidh pak te gishtat dhe lyej plagën me të. Të njëjtin efekt jep edhe pak “after-shave”, që vepron brenda 1-2 minutash.
Artikulli paraprakKujdes, a doni të dini se cilat janë pemët & perimet më të kontaminuara me pesticide
Artikulli vijues7 urat më mahnitëse në botë