Shënohet viktima e parë nga përmbytjet në Angli

Një person ka vdekur, ndërsa dhjetëra mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të stuhisë dhe erërave të fuqishme që kanë goditur Mbretërinë e Bashkuar, duke sjellë mjerim në zonat e përmbytura dhe kaos në trafik.

Era e fortë që arrin mbi 160 kilometra në orë, ka goditur Anglinë dhe Ëales gjatë natës, njoftojnë autoritetet meteorologjike.
Alarmi për përmbytje mbetet ende prezent në shumicën e territorit në jug dhe perëndim të Anglisë.
Sipas mediave britanike një 70-vjeçar ka gjetur vdekjen në Wiltshire.
Mbi 130 mijë banorë kanë mbetur në terr, njofton kompania britanike e shpërndarjes së energjisë elektrike.
Pjesë të shumta të Anglisë jug-perëndimore janë zhytur nën ujë prej disa javësh, që paraqet gjendjen më katastrofike për më se 250 vjet, në zonat që shtrihen përreth lumit Thames.
Edhe pjesa perëndimore të qytetit të Londrës është prekur nga përmbytjet.
Shërbimet emergjente thonë se kanë evakuuar mbi 850 persona që kanë shtëpitë pranë lumit Thames në Surrey./oranews/kohaislame

Artikulli paraprakPutin mbështet kandidaturën Al-Sisi në Egjipt
Artikulli vijuesSpastrimi etnik i myslimanëve nuk është ndalur