Shesheli, nga Haga në Parlament

Sipas Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci në Serbi (CeSID), rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Serbi flasin se Parlamentit të Serbisë do t’i bashkohet edhe Partia Radikale e Serbisë (SRS), e udhëhequr nga radikali serb Vojisllav Sheshel. Preliminaret tregojnë se Sheshel ka marrë 7.7 për qind të votave.

Ultranacionalisti Sheshel u lirua nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës nga të gjitha akuzat për krime lufte që ishin ngritur ndaj tij.

Aktualisht, atij i është ndaluar hyrja në Kroaci dhe Kosovë. Të dyja shtetet kanë paralajmëruar arrestimin e tij nëse ai provon të hyjë në ndonjërën prej vendeve.

Megjithëse nga mediat serbe u raportua për një përqindje më të madhe nga ana e SNS-së, partisë së kryeministrit serb Aleksandër Vuçiq, aktualisht mediat serbe raportojnë se Partia Progresive e Serbisë (SNS), sipas rezultateve preliminare të CeSID-it, ka marrë shumicën e votave me një përqindje prej 51.8 për qind. /KosovaPress/

Artikulli paraprakShqiptari mizor në Angli, që i trajton punëtorët si skllevër (Video)
Artikulli vijuesSerbët e Kosovës, votë për Vuçiqin