You Might also Like
Bilall Kasami: Këshilli Qendror i Lëvizjes BESA vendosi të mos marr pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit
“Në bazë të nenit 43, paragrafi 15 të Statutit të Lëvizjes BESA, Këshilli Qendror i Lëvizjes BESA në mbledhjen e tij diskutoi për zhvillimet aktuale politike dhe konstatoi se: me shpërbërjen e njëanshme të Parlamentit, gjendja politike në vend është tejet serioze dhe në këtë mënyrë është vënë në pikëpyetje edhe e ardhmja euro-atlantike e vendit; është devalvuar Marrëveshja e Përzhinës, e arritur falë asistencës së BE-së dhe SHBA-së, ngase nuk janë përmbushur pikat e saj qendrore për pastrimin e listës zgjedhore dhe reformat e nevojshme në media; vendimi i z. Ivanov për të falur vepra të rënda kriminale ka krijuar pasoja serioze politike për vendin, ngase kështu de facto është bërë tentim për ta suprimuar punën e Prokurorisë Speciale Publike, që ishte arritur me shumë mund dhe ndihmë të bashkësisë ndërkombëtare; vendimi i z. Ivanov ka shkaktuar situatë të tensionuar në gjithë vendin, pasojat e së cilës mund të jenë të paparashikueshme dhe fatale edhe për sigurinë dhe paqen në vend, Duke u bazuar në këtë, Këshilli Qendror konkludoi se në Maqedoni nuk ka as kushte minimale për zgjedhje të lira, korrekte, demokratike e të drejta dhe për këto arsye mori vendim që Lëvizja BESA, në këso kushtesh, të mos marrë pjesë në zgjedhjet e paracaktuara njëanshëm për 5 qershor nga partitë qeveritare VMRO-BDI. Nisur nga kjo Lëvizja BESA mbetet e përkushtuar që ta japë kontributin e saj në demokratizimin e vendit dhe tejkalimin e kësaj krize serioze, për të cilën BESA konsideron se mund të zgjidhet vetëm përmes një procesi të RIDEFINIMIT të Maqedonisë si shtet konsensual i shqiptarëve dhe maqedonasve. Shkup, 30.04.2016; Këshilli Qendror i Lëvizjes BESA; Bilall Kasami, kryetar”, –thuhet në njoftimin e BESËS.
Raundi i II për Presidentin të hënën
Raundi i dytë i votimit për Presidentin e ri të vendit do të zhvillohet më…
Presidentit Gjorge Ivanov amneston kriminelët, zbulohet edhe një listë amnistie
Presidenti Maqedonisë ka përgatitur një listë prej 33 të dënuarve për t’i falur me rastin…
Arrestohet hajduti i Teqesë së Bulqizës
Është arrestuar grabitësi i 1 milionë lekëve në Teqenë e Bulqizës. Në prangat e…
Shqipëria dënon sulmin terrorist në Ankara
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar pas sulmit terrorist që u ndërmor…
Maqedoni, shqiptarët jetojnë nën kërrcënimin e huliganëve
Shqiptarët që jetojnë në disa qytete të Maqedonisë qëndrore po përjetojnë tmerr. Musli Ahmedov, bashkë…
