Pamjet e modelit të ardhshëm të liderit të dikurshëm global të telefonave mobil, Nokia C1 janë publikuar edhe më herët, duke aluduar në një model të telefonit me trup të metaltë me dizajn minimalist, që e bën atë të ngjajë me iPhone.
Por tani në internet janë shfaqur pamje të reja të Nokia C1, dhe e shfaqin një telefon të ngjashëm me disa opsione ngjyrash.
Në pamjet që kanë rrjedhur së fundmi, Nokia C1 shihet në ngjyrë të artë, të bardhë të zeze dhe të kuqe / rozë. Kamera kryesore e telefonit është e pozicionuar në pjesën e sipërme në të majtë.
Por fakti më interesant tani është se Nokia C1 thuhet se do të vijë në dy platforma, atë të Micrsoft dhe Google.
Nokia edhe më herët e pati thënë se do të hyjë sërish në tregun botëror mobil, dhe se kjo do të ndodhë vitin e ardhshëm. (Telegrafi)