“Pilotin rus e shpëtuan iranianët dhe Hezbollahu”

Ditën kur Turqia rrëzoi një avion luftarak rus, BBC raportonte se ajo që po ndodh në Siri është shumë e komplikuar.

Ndërkohë që presidenti francez, Francois Hollande ka takuar në Moskë homologun rus, Vladimir Putin, duke konfirmuar një aleancë kundër Shtetit Islamik, operacioni për shpëtimin e pilotit rus tregon se ajo që po ndodh në Siri është shumë më tepër se një aleancë anti-ISIS.

Sipas agjencisë së lajmeve iraniane, Fars, piloti rus është shpëtuar nga forcat speciale iraniane.

Operacioni është udhëhequr nga komandanti, gjeneral Soleimini.

Duke përdorur GPS e pilotit, ata e kanë lokalizuar atë 6 kilometra në brendësi të Sirisë.

Në operacion u përfshinë edhe gjashtë luftëtarë të Hezbollahut dhe 18 komando sirianë, të mbështetur nga Rusia në ajër.

Ndërkohë presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan thotë se janë mashtrime deklaratat e Rusisë se Turqia blen naftë nga Shteti Islamik.

Megjithatë ai pranoi se Turqia mund të kishte vepruar ndryshe, nëse do e dinte se ishte një avion rus.

Lufta tashmë është vendosur edhe në rrafshin ekonomik.

Rusia u ka bërë thirrje shtetasve të saj të mos vizitojnë më Turqinë, pasi 4 milionë rus pushojnë në këtë vend çdo vit.

Po ashtu është vendosur bllokadë ndaj prodhimeve turke.

39 biznesmenë turq, që ishin në një konferencë në Rusi, janë deportuar.

Ndërkohë mediat ruse kanë publikuar vidon e momentit kur në Siri mbërrin sistemi i fuqishëm kundër-ajror rus, S-400.

Artikulli paraprakShfaqen pamje të reja të Nokia C1
Artikulli vijuesSi të bëhesh një lexues i madh?