Shfaqje të ndryshme me regjisor të njëjtë

Anderson Marku

Sulmet terroriste tashmë janë kthyer në modë. Kryeqendrat e politikës botërore, vende ku zihen fatet e popujve, po sulmohen vazhdimisht. Provokime politike, kurthe të sofistikuara, faturat e të cilave i paguajnë njerëzit e pafajshëm. Sulmi i radhës ishte ai i Brukselit, mëngjesin e djeshëm, ku mbetën të vrarë 34 viktima dhe rreth 130 të plagosur në 4 shpërthime të ndryshme. Ngjarja të tilla janë akte të pastra terroriste dhe fajtorët duhet të marrin ndëshkimin e merituar. Lidhur me këtë ngjarje, por edhe me ato ngjashëm para pak ditëve, shpreh ngushëllimet e mia familjarëve të të ndjerëve. Vepra të tilla mos u përsëritshin më askund.

Kush e kreu një vepër të tillë? Një pyetje retorike, përgjigjen e së cilës e dinë të gjithë pasi është bërë e modës tashme dhe gishtat drejtohen drejt një subjekti të vetëm: ISIS. Po kush është ISIS? Islami? Ky është paragjykimi më banal dhe i padrejtë që njerëzit të cilët luajnë interesa të mëdha ju ngulisin në kokë masave. “Gjatë sulmit, dëgjohej të thuhej: Allahu Akbar” apo “dyshohet që atentatorët të kenë qenë aziatikë me emrat Ahmed ose Muhammed” janë prej frazave më të rëndomta të përdorura pothuajse në çdo medium mediatik, në të cilin flitet rreth sulmeve të tilla. Pse? Për të njëllosur Islamin dhe denigruar muslimanët.

Kush fiton nga një sulm i tillë? Muslimanët? Asessi, madje janë ato që humbin më shumë. Islamofobia rritet ndjeshëm, ndërsa toleranca ulet në limitet e saj. Fitojnë ata që duan të mbjellin frikë dhe terror në zemrat e njerëzve, ujkonjat e pashpirtra që duan të fitojnë të mira materiale në kurriz të gjakur të derdhur ose duan të shtojnë urrejtjen ndërmjet grupeve të ndryshme besimi, race apo ideje. Fitojnë shërbimet informative dashakeqe. Fitojnë kriminelët dhe horrat. Islami dhe muslimanët jo.

Sulme të tilla synojnë: rritjen e Islamofobisë në Europe, valë e cila kanë nisur me kohë, shtimin e  pasigurisë ndër njerëz, instalimin e metodave të frikës, ankthit dhe terrorit në mendjet e masave. E thënë ndryshe, nëpërmjet sulmeve të tilla legjitimohet dhuna dhe aktet barbare ndaj popullit. Armiku dihet, një dordolec i ngritur me aq finesë nga shpirtprishur dhe naïve sa shumëkush që kalon aty pranë tij, beson se është prej së vërteti.

Terrorizmi nuk ka fe, as komb, as racë. Ka shpirtzinj, dashakeqës, interesaxhinj, hipokritë. Një vepër e tillë e kryer nga një musliman nuk është as më e rëndë dhe as më e lehtë se një e tillë e kryer nga një kristian, çifut apo ateist dhe e anasjellta. Dënim maksimal për veprën dhe autorin, jo sulm apo gjyq masiv pwr njw besim apo fe tw twrw, cila do qoftë ajo. Terrorizmi nuk njeh standarte dhe solidarizimi me viktimat e saj duhet të jetë në çdo rast. Jeta e nje belgu, francezi, anglezi apo gjermani nuk vlen as më shumë e as më pak se e një turku, palestinezi, afgani, irakeni apo burmezi.

Por, përderisa autorët e këtyre akteve harrojnë mjetet e tyre të identifikimit në vendngjarje, “terroristët” janë të identifikuar. Gjetja në vendngjarje e pasaportës sirianë pranë një terroristi të vrarë në Paris më kujton gjetjen e pasaportës saudiane të padëmtuar nga zjarri që shkriu çelikun e gradaçelave në sulmet kriminale të 11 shtatorit 2001, USA; poashtu, mjetet e identifikimit të gjetura në sulmin e zyrës së Çarli Hebdo në janar 2015, Paris. Nuk do vonojë shumë kjo estradë as në ngjarjen e rëndë të Brukselit. Shfaqje dhe aktor të ndryshëm me regjisor të njëjtë.

Kjo telenovelë sulmesh i ngjason serialit italian “100 vitrinat”, të cilit i dihet fillimi, por jo fundi. Fundi mund t’i jepet vetëm duke u njohur me zanafillën dhe thelbin real të problemit, jo kapja pas degëve të sajuara nga dashakeqësia. Njohja e problemit është gjysma e punës. Pjesa tjetër zgjidhja, e cila nëpërmjet mirëkuptimit, informimit të duhur dhe diskutimit objektiv e të gjerë mund të arrihet me sukses.

Artikulli paraprakOperacioni i drogës “Velçani” me 700 kg kanabis, arrestohet bashkëpunëtori i shtatë
Artikulli vijuesGjendja e refugjatëve, përplasje VMRO-BDI (Video)