Shifra zyrtare: Në luftën e Kosovës janë vrarë 13 mijë e 549 persona – por Mediat Kosovare flasin për "Islam Radikal" e jo për Radikalizmin Serb

Bekim Blakaj nga koalicioni “Komra” tha se në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë 13 mijë e 549 persona, pjesa më e madhe e tyre civilë, kurse 24 përqind prej tyre pjesëtarë të formacionit të armatosur.

Prej këtyre viktimave 1 mijë e 400 ishin nën moshën 18 vjeçare.
Këto të dhëna u bënë publike me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut,ku koalicioni “Komra” ka prezantuar rezultatet e hulumtimit të viktimave dhe rrethanave të vdekjes të së paku 130 mijë njerëzve të vrarë e të zhdukur në luftërat në territorin e dikurshëm të ish Jugosllavisë si dhe kampet e përqendrimit dhe objektet tjera të robërimit në të cilat dhjetëra mijëra njerëz janë mbajtur në kundërshtim me arsyet që i përcakton e drejta ndërkombëtare humanitare.

Përndryshe në shumicën e mediave Kosovare ironike është fakti se bëhet bujë më shum për “Islamin Radikal” se sa për Radikalizmin Serb i cili ende nuk ka kërkuar falje për krimet në Kosovë.

Artikulli paraprakAli Ahmeti e lavdëron deri në qiell Anton Çetën por i "harron" të mirat e hoxhallarëve që bëjnë për ti pajtu Shqiptarët
Artikulli vijuesVIDEO – Plaku i cili nuk dinte të mer abdes (ngjarje e vërtetë)