Miliona shiitë nëpër botë kanë marrë pjesë në shënimin dhe festimin e “ditës më të shenjtë” në kalendarin shiit, Tasua dhe Ashuret, gjatë kësaj jave.
Tasua dhe Ashuret, dita e nëntë dhe 10-të në muajit Muharrem, janë ditë zie tek shiitët, për të përkujtuar martirizimin e nipit të profetit Muhamed, imamit Hussein siç thonë ata.
Në disa pjesë të botës, shiitët që e festojnë këtë ditë të shenjtë, godasin veten në gjokes dhe kokë, si dhe godasin veten me kamzhik, zinxhir apo edhe shpatë, për të pasqyruar vuajtjet e tij.