Studimi: Shikimi i matrialeve pornografike i dëmshëm 

Në kohën bashkëkohore padyshim është vërtetuar që struktura e trurit është e ndryshueshme. Kjo strukturë ndryshon me përvojat tona dhe formon rrugë dhe lidhje që korrespondojnë me atë që shohim, dëgjojmë dhe mësojmë. Nga shqyrtimet filozofike në ligjërata deri te njohja e rrugëve në qytetin e ri ku gjendemi, bile në shikim të parë të ulurit pasiv dhe dëgjimi i muzikës, ose shikimi i TV sjell deri te formimi i lidhjeve të reja në tru, të cilat neve ne fund të fundit na bëjnë atë që jemi. Problem i madh edhe pse jashtëzakonisht i fshehtë, i cili ka arritur përmasat e epidemisë është shikimi i pornografisë dhe goditi shumë më tepër meshkujt se femrat. Përse shikimi i pornografisë është problem jashtëzakonisht i madh? Shumica e artikujve për natyrën problematike të kësaj teme zakonisht flasin për këtë nga perspektiva psikologjike dhe (ose) sociologjike.

Mirëpo, ky artikull do të përpiqet të shpjegojë efektet e shikimit të pornografisë nga perspektiva e neuroditurisë. Modeli aktual i cili shpjegon si mësojmë dhe mbajmë mend gjërat në nivelin e trurit, e merr si bazë adaptimin sinaptik. Adaptimi sinaptik është aftësi e trurit të ndryshojë forcën në lidhjet në mes neuroneve (qelizave të trurit) si përgjigje në përvojë të caktuar. Kjo përfshin ndryshimin e sasisë dhe llojit të receptorëve të caktuar, si dhe sasinë e neurotransmiterëve të liruar.Njëri prej neurotransmiterëve më të rëndësishëm në tru është dopamina. Ai ka shumë role me rëndësi në tru sikur atë në rregullimin e lëvizjeve të dëshiruara, motivimet, shpërblimit, dënimit dhe mësimit.

Mungesa e dopaminës është e lidhur me çrregullimin e vëmendjes te fëmijët (ADHD), rënien e aftësisë kognitive te personat e moshuar dhe depresionin. Njoftimi publik i ndikimit të dopaminës në shëndetin e njeriut është më i shpeshtë nëpërmes rasteve të personave të njohur siç janë Muhammed Aliu dhe Michael J. Fox, që vuajnë nga sëmundja e Parkinsonit, e cila është e lidhur ngushtë me disfunksionin e dopaminës në tru.Dopamina ka rol të rëndësishëm te përjetimi i kënaqësisë, shpërblimit dhe mësimit, Drogat siç janë kokaina, godasin sistemin dopaminenergjik që sjell deri te lirimi i sasisë së madhe të dopaminës dhe rezulton me ndjenjën e kënaqësisë së jashtëzakonshme, por shpesh sjell deri te varësia.

Studimet e shumta e sjellin dopaminën në lidhje me pritjen ose vetë përjetimin e kënaqësisë. Varësisht nga regjioni i trurit, dopamina mund të lirohet para ose gjatë përjetimit të kënaqësisë. Kur lirohet, dopamina forcon dhe fuqizon lidhjet në tru sirezultat i aktivitetit që veprohet.Ky është hapi i parë i cili udhëheq individin në përsëritjen e aktiviteteve që të ndiejë të njëjtën kënaqësi edhe njëherë. Në çfarë mënyre e tërë kjo është e lidhur me pornografinë? Kur imazhet projektohen në displej, kjo shkakton alarmim që aktivizon sistemin dopaminenergjik në të njëjtën mënyrë sikur që e aktivizon edhe veprimi i kokainës.Lidhjet e reja të formuara në tru të shkaktuara me shikimin e imazheve pornografike apo materialeve video me të madhe forcohen nga ana e sasisë së madhe të liruar të dopaminës. Në vend që imazhet që i shikojmë të shkojnë në memorien afatshkurtër ku do të harroheshin pasi që të shuhet displei, pjesëmarrja e dopaminës siguron që ato të barten në memorien afatgjatë dhe rrethojnë mendjen e individit me reproduktimin konstant. Është fakt shqetësues se sa më shumë që përkujtojmë diç, kjo më fuqishëm mbetet në memorien tonë.

Kujtoni ditët tua studentore dhe procesit të përgatitjes së provimeve – përsëritja e pandërprerë e lëndës përderisa fuqishëm nuk mbetet në memorie.Pornografia është fantazi. Skenat e ndryshme gjithnjë me akter tjerë i japin atij që shikon iluzionin e të pasurit marrëdhënie me personin e ri çdo herë. Këto “yje” lejojnë lloje të ndryshme të nënçmimit nga ana e mashkullit në skenat eksplicite. Vetë këto veprime janë absolutisht të neveritshme për shumicën e personave mentalisht të shëndoshë. Mirëpo, vetëm dizajnimi dhe paramendimi i skenave pornografike shkon kah lidhja e disa gjërave normale seksuale me elementet që nuk janë këto. Kjo është mënyrë në të cilën ai që shikon arrin përvojë të re dhe dëshirë për eksperimentim në jetën private. Valët elektromagnetike që emetohen nga displei shkaktojnë ndryshime në tru, që rezultojnë me lirimin e dopaminës, i cili sjell deri te ndjenja reale, por në themel iluzione, gjendje e persiatjes dhe kënaqësisë. Dopamina forcon lidhjet e reja të formuara dhe përvojat e arritura seksuale dhe gjëja tjetër që ndodh është që njeriu të kërkojë nga bashkëshortja e tij që të lëshohet në fantazi seksuale të cilat ai i ka marrë në ndërdijen e tij me shikimin e materialit pornografik. Pasimi i ngjarjeve në tru është thjeshtë brengosës. Nëpërmes përshtatjes sinaptike, lidhjet e reja formohen si rezultat i shikimit të pornografisë dhe deponimit në memorie.

Meqë përvoja është tejet shqetësuese, sasia e dopaminës së liruar është shumë e madhe dhe ndikon në kreacionin e lidhjeve të neuroneve ne veçanti të forta.Kur imazhi vendoset në memorien afatgjatë, paraqiten dy pasoja: 1. Meqë i njëjti sistem lëviz sikur te përdorimi i kokainës, paraqitet varësia. 2. Personi i cili ka shikuar materiale pornografike përpiqet të imitojë atë që e ka parë e kjo udhëheq në zhgënjim. Në vend të shumë grave që mund të shihen në materialet pornografike tani është vetëm një e që është edhe më keq, kjo grua nuk tingëllon, bën dhe as nuk duket si ato që kanë hyrë në ndërdijen e personit nëpërmes shikimit të pornografisë. Mjerisht, ky nuk është fundi i tregimit. Pas zhgënjimit në realitet për shkak të iluzioneve joreale të pritjeve të bazuara, truri jo vetëm që ndërprenë lirimin e dopaminës gjatë reafirmimit të këtyre situatave, por e ul nën nivelin fillestar.

Kjo sjell në depresion i shkaktuar nga rezultati i zhgënjimit dhe pakënaqësisë me bashkëshorten si me dikë që nuk është ai që e kemi pritur me qenë. Edhe pas përpjekjeve të shumë grave që të vejnë “mëlmesa gjërave”, bile edhe vetë t’i nënshtrohen akteve nënçmuese të cilat janë marrë artificialisht në trurin e burrave të tyre për pornografinë burrat e varur shumë shkurt do të kënaqen në këtë para se ta humbin interesin. Në ndërkohë, gruajandihet jotërheqëse dhe emocionalisht e braktisur, me gjithë përpjekjet e saj, duke mos ditur se ajo nuk mund të garojë me eksplodimin e dopaminës në tru të cilin ofron pornografia. Është fakt jashtëzakonisht i rëndësishëm që truri vepron si tërësi. Ndryshimi në një regjion të trurit ndikon në regjione tjera. Ky është sistem i rrjetës së neuroneve të trurit ku rezultatet e shikimit përcillen në tërë trurin.

Diapazoni i ndikimit në pjesët tjera të trurit dhe proceset kognitive është lëmi i hulumtimeve që kërkon qasje të detalizuar dhe kujdes më të madh. Edhe pse neuroshkenca paraqet imazhin tejet shqetësues të atyre që janë nën ndikimin e pornografisë, këto nuk janë të gjitha lajme të këqija. Tanimë kemi përmendur që gjatë shikimit të pornografisë aktivizohet i njëjti sistem sikur gjatë marrjes së drogës siç është kokaina, mirëpo vetë themeli nuk është i njëjtë. Varësi nga kokaina duhet kaluar nëpër proces tejet të rëndë të detoksifikimit të trupit tij, në të kundërtën ekspozohet rrezikut që ta humbas jetën për shkak të përdorimit konstant të drogës. Në anën tjetër, meshkujt që kanë kuptuar për anët negative të shikimit të pornografisë mund të ndalen në të njëjtin moment pa pasoja të rëndësishme psikike. Natyrisht se kjo kërkon fuqi të jashtëzakonshme të dëshirës dhe gjetjen e gjërave tjera që interesojnë
individin dhe me të cilat do ta kalojnë kohën e tyre.

Në fillim, sikur te çdo varësi, imazhet e përmbajtjeve tanimë të shikuara pornografike paraqiten para syve dhe testojnë dëshirën e individëve që të vazhdojnë. Për fat, truri i cili veçohet me adaptim të jashtëzakonshëm ashtu siç ka qenë njëherë i adaptuar me pornografi poashtu njësoj mund të kthehet në gjendjen e pastërtisë fillestare. Ky është një organ tejet veprues i cili me shume efikasitet zgjidh lidhjet e neuroneve të cilat nuk përdoren më. Sa më gjatë personi nuk shikon pornografinë, kjo është më shumë e besueshme që truri do të hudh përmbajtjet tanimë ekzistuese të cilat rrethojnë njeriun. Bashkëveprimi në përvojat e reja dhe angazhimi i trurit në aktivitete të ndryshme do ta detyrojë trurin që t’i anashkalojë gjërat tjera. Por nevojitet kohë dhe nevojitet t’i ofrohet trurit zgjedhje adekuate, truri gjithmonë do të zgjedh atë që personi aktivizon shpesh.

Përktheu dhe përshtati:

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

 

Artikulli paraprakDita Ndërkombëtare e Hixhabit
Artikulli vijuesShkon në 7 numri i viktimave nga ortekët e borës në Zvicër