Shiu bllokon rrugë dhe hekurudha në Romandi

Është dashur të ndërpritet linja e trenit në mes të Monthey dhe Massongex. Ndërsa linja në mes të Lozanës dhe Romontit ka qenë e kufizuar
 
Reshjet e pandërprera të shiut në pjesë të ndryshme të Zvicrës kanë filluar të marrin përmsa shqetësuese. Në veçanti rreziku paraqitet më i madh në pjesët e Zicrës perëndimore, frankofone. Kështu në Monthey (Kantoni Valis) autoritetet janë detyruar të evakuojnë të premten 300 persona që jetojnë pranë lumit Vieze.
 
Sipas Ndërmarrjes Federale Hekurudhore (SBB) madje është dashur të ndërpritet linja e trenit në mes të Monthey dhe Massongex. Ndërsa qarkullimi në linjën tjetër, atë në mes të Lozanës dhe Romontit ka qenë i kufizuar.
 
Edhe rruga në mes të qytetit Moutier në Jurën e Kantonot të Bernës dhe Delemontit, kryeqytetit të Kantonit Jura ka qenë pjesërisht e bllokuar pasi që lumi Birs ka sjellë ujüe me tepricë.kohaislame
Artikulli paraprakZvicra me papunësinë më të ultë në Europë dhe prapë proteston
Artikulli vijuesBisedat me një person tjetër përmirësojnë kujtesën