Mirëpriten deklaratat ruse për të ardhmen e Assadit

Udhëheqësit e kryengritëve të Sirisë dhe Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur deklaratat e një zyrtari të Rusisë, të cilat shprehin dyshime për të ardhmen e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Mikhail Bogdanov, zëvendësministër i Jashtëm dhe i dërguar special i Kremlinit për çështjet e Lindjes së Mesme, ka pranuar të enjten se kundërshtarët e Assadit mund të fitojnë konfliktin mbi 20 muaj të gjatë.
Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se Rusia “më në fund ëzhtë zgjuar dhe ka pranuar se ditët e regjimit janë të numëruara”.
Lideri politik i kryengritësve sirianë, Mouaz al-Khatib, ka thënë se Rusia ka mbështetur një kauzë të humbur.
Rusia ka bllokuar përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për të bërë presion ndaj Assadit dhe për të furnizuar kryengritësit me armë, transmeton Rel./kohaislame

Artikulli paraprakNATO i ka premtuar Rusisë se nuk do të ndërhyjë ushtarakisht në Siri
Artikulli vijuesSpanjë, ngrihet pasuria e Mubarak