Shkaku i destabilitetit në Afganistan

Arsyeja kryesore e prezencës së terrorizmit dhe trafikut të drogës në Afganistan është ndërhyrja e huaj ushtarake, tha Ministri i Jashtëm iranian, Ali Akbar Salehi. Ajo “minon aftësinë e autoriteteve të vetë vendit për të rivendosur rendin”, tha ai të premten në Alma Ata (Kazakistan) në Konferencën e tretë të ministrave të jashtëm të Procesit të Stambollit për Afganistanin.

“Ne e dimë me siguri të plotë se rendi kushtetues në territoret që i nënshtrohen intervencionit ushtarak nuk mund të reagojë në mënyrë efektive ndaj të gjitha këtyre sfidave deri sa të mos largohen prej andej trupat e huaja”, tha Ministri i Jashtëm iranian. “Asnjë vend nuk do të jetë në gjendje për t’i zgjidhur këto probleme në mënyrë të izoluar vetëm me forcat e veta”, shtoi ai.

Artikulli paraprakFrancë: kundërshtarët e martesave të homoseksualëve kërcënojnë me luftë Kryetarin e Parlamentit
Artikulli vijuesNë radhët e çlirimtarëve sirianë po luftojnë qindra evropianë