Në radhët e çlirimtarëve sirianë po luftojnë qindra evropianë

Rreth 500 qytetarë evropianë po luftojnë kundër trupave të regjimit në anën e opozitarëve të armatosur në Siri, njoftoi ditën e mërkurë Koordinatori i Bashkimit Evropian për luftën kundër terrorizmit në një intervistë me Korporatën Radiotelevizive britanike BBC.

BBC thekson se shërbimet sekrete europiane janë të shqetësuara në lidhje me faktin se disa nga qytetarët e Evropës, të deleguar në Siri, mund të bashkohen me grupet e lidhura me organizatën e “Al-Qaedas”.

Sipas të dhënave të BBC-së, numri më i madh i europianëve, të cilët po luftojnë kundër trupave të Presidentit sirian Bashar Al-Assad, vijnë nga Irlanda, Britania e Madhe dhe Franca.

Artikulli paraprakShkaku i destabilitetit në Afganistan
Artikulli vijuesTeleskopi kozmik “Hubble” fotografoi kometën më të shndritshme të dekadës