Shkaqet e fitores sipas sheriatit dhe cilësitë e kënaqshme të muxhahidave

Falënderimi i takon Allahut i Cili ka thënë:”Dhe nuk vjen fitorja veçse nga Allahu, i Plotfuqishmi, i Urti” (Ali Imran, 126)

Përshëndetjet dhe selamet qofshin mbi Pejgamberin, salallahu alejhi ue selem, i cili ka thëne:”Jam ndihmuar me frikën që i hyn armikut një muaj larg”. E më pas: O ju vëllezër për hir të Allahut, o ju ushtarë të xhihadit në rrugë të Allahut për mbrojtjen e fesë Tij dhe o ju ruajtës të fortifikatave që i mbroni muslimanët nga pas shpine, me të vërtetë takimi me ju është dëshirë e shtrenjtë për mua dhe një shans i lumtur nga shanset e jetës sime. E si të mos jetë kështu përderisa është takim në të cilin përhapet dituri mes kërkuesve dhe dashamirësve të saj, të cilët janë të njohur për dashurinë ndaj dijetarëve, për respektin ndaj tyre dhe krenarinë me ta. Kjo sepse dijetarët mbartin me vete këshillë e udhëzim, duke lidhur umetin me Krijuesin e tyre, Shpikësin e tyre, të Adhuruarin e tyre, që nuk e merit on kush adhurimin përveç Tij.

O ju të dashur për hir të Allahut, ju të cilët i dëshironi shkaqet e ndihmës së Allahut ndaj çdo armiku, qoftë ai nga shejtanët e xhinëve apo të njerëzve, tema e kësaj ligjërate do jetë: Shkaqet e fitores. Këtë temë e ka zgjedhur drejtori i qendrës së davetit në zonën e Xhizanit, shejh Muhamed bin Mensur Behlul el-Medkhalij, i cili njihet për urtësinë e tij në zgjedhjen e duhur të atyre që marrin pjesë në fushën e gjerë të davetit. Po ashtu njihet – Zoti e bekoftë mundin e tij – për zgjedhjen e vendit të përshtatshëm të kohës dhe temës së përshtatshme, ashtu që të japë fjala frytin e saj dhe dobinë që shpresohet nga ajo. Unë kështu e konsideroj këtë person dhe nuk mund ta bëjë të pastër tek Allahu askënd.

O ju vëllezër muslimanë muxhahida! Që të arrijmë fitoren dhe ndihmën nga Allahu, ka disa shkaqe që duhet të punojmë me to dhe u bëhet detyrë muxhahidave të nderuar që të pajisen me këto cilësi sa të kenë mundësi gjatë gjithë kohës. Më poshtë do përmend disa nga këto shkaqe në mënyrë të përmbledhur, ashtu që t’i shkruani me bojën e zemrave tuaja, t’i ruani me kujtesën tuaj dhe të shfaqet ndikimi i tyre në jetën tuaj të përditshme.

1)  Shkaku i parë: Ti kushtohet rëndësi dhe kujdes sinqeritetit për hir të Allahut, pasimit të së saktës në çdo veprim tuajin, në kryerjen e adhurimeve të hapura apo të fshehta, si dhe në lënien e gjynaheve sepse nuk pranohet nga robi asnjë punë, qoftë kryerje adhurimi apo lënie gjynahu, derisa të plotësohen tre kushte.

  • Kushti i parë:Të jetë vepra e sinqertë vetëm për Allahun
  • Kushti i dytë:Të jetë vepra e saktë në përputhje të plotë me atë çfarë ka ardhur nga Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem
  • Kushti i tretë:Të jetë akideja e robit e pastër dhe e saktë.

Prej veprave të shumta me të cilat robi afrohet tek Allahu është edhe xhihadi në rrugën e Tij me qëllim lartësimin e fjalës së Allahut, arritjen e kënaqësisë së Tij dhe futjen në xhenet. Thotë Allahu i Lartësuar:”Kush është që e shpreson takimin e Zotit të tij, le të bëjë vepër të mirë dhe mos t’i përshkruaj në adhurim Zotit të tij askënd”. (Kehf, 110)

1)  Të jetë i devotshëm ndaj Allahut, sepse devotshmëria e bën robin të ketë nijet të mirë, qëllim të shëndoshë; e nxit për ta pastruar veten e tij duke përdorur ushqim, pije dhe rroba të lejuara; e pengon nga qëllimet e këqija, nga marrja e diçkaje nga plaçka e luftës para se ajo të ndahet, gjë e cila bëhet shkak për dënim në Berzeh (jetën e varrit) dhe Ahiret. Nuk është larg mendjeve tona historia e atij që mori nga plaçka e luftës një rrobë leshi, apo ai që mori rruazat, apo tjetri i cili mori një ose dy lidhëse sandalesh. Pra, sa paisje e mirë është për muslimanin devotshmëria.

2)  T’i përmbahet të vërtetës me dije dhe me punë (në teori dhe praktikë), të thërrasë tek e vërteta, të sakrifikojë për ta ndihmuar atë me mish e me shpirt, duke iu bindur urdhërit të Allahut:”Thuaj: Unë jam njeri si ju. Më është shpallur mua se i Adhuruari juaj është vetëm Një, prandaj përmbajuni rrugës së drejtë të Tij dhe kërkojini falje Atij. Mjerë idhujtarët”. (Fusilet, 6)

3)  T’i përmbahet në mënyrë të plotë, tërësisht, të gjitha dispozitave islame, qoftë në akide, ibadet, marrëdhënie, politikë, pushtet, luftë, paqe, sjellje, moral, sepse kjo është feja e vërtetë dhe nuk është i pranueshëm copëzimi i saj, duke pranuar një pjesë prej saj dhe duke refuzuar një pjesë tjetër sipas epsheve personale. Thotë Allahu i Lartësuar:”Dhe kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, ajo nuk pranohet prej tij dhe në botën tjetër do jetë nga të dështuarit” (Ali Imran 85), dhe thotë gjithashtu:”A po i besoni një pjese të librit dhe po e mohoni një pjesë tjetër?! Çfarë shpërblimi meriton ai i cili bën diçka të tillë nga ju, përveçse poshtërim në jetën e kësaj bote dhe Ditën e Gjykimit do futen në dënimin më të ashpër. Nuk është Allahu i pavëmendshëm ndaj asaj që ju veproni”. (Bekare, 85)

4)  Të përmendurit e Allahut vazhdimisht, ashtu që të meritojmë përmendjen e Tij tek krijesat e larta dhe fisnike. Thotë Allahu i Lartësuar:”Më përmendni Mua që edhe Unë t’ju përmend. Më falënderoni e mos më mohoni”. (Bekare, 152) Me përmendjen e Allahut qetësohen zemrat, siç thotë Allahu i Lartësuar:”Me të vërtetë me përmendje të Allahut qetësohen zemrat”. (Rrad, 28) Me përmendje të Allahut ngjallen zemrat tona dhe na shumëfishohet shpërblimi. Thotë Allahu i Lartësuar:”Ata besimtarë dhe besimtare që e përmendin Allahun shumë, ka përgatitur Allahu për ta falje dhe shpërblim të madh”. (Ahzab, 35)

Përmendja e Allahut mund të jetë me du’a (lutje), istigfar (kërkim faljeje), lexim Kurani, tesbih (Subhanallah), tahmid (Elhamdulilah), tahlil (La ilahe ilallah), tekbir (Allahu

ekber), përmendje me gjuhë dhe me zemër. Thotë Allahu i Lartësuar:”0 ju të cilët keni besuar, përmendeni Allahun me përmendje të shumtë (të shpeshtë) dhe madhërojeni Atë në mëngjes dhe mbrëmje”. (Ahzab, 41-42)

5)    Të qënurit të durueshëm, sepse durimi konsiderohet nga shkaqet më të forta të fitores ndaj çdo armiku, i jashtëm qoftë apo i brendshëm. Na ka urdhëruar Allahu për durim në shumë vende në Kuran. Thotë i Lartësuari:”0 ju të cilët keni besuar, bëni durim, tregohuni të qëndrueshëm ndaj armikut, rrini të përgatitur dhe jini të devotshëm ndaj Allahut ashtu që të shpëtoni”. (Ali Imran, 200) I ka lavdëruar Allahu durimtarët duke thënë:”E ata që bëjnë durim në sprova e fatkeqësi (varfëri, sëmundje, etj) dhe durojnë në kohën e luftës, këta janë të sinqertët, këta janë të devotshmit”. (Bekare, 177)

6)    Të pajisurit me cilësinë e vërtetësisë në çdo punë, në çdo çështje, e në veçanti vërtetësia me Allahun në atë marrëveshje mes Allahut dhe besimtarëve: që të luftojnë në rrugën e Tij të sinqertë e të durueshëm për të fituar xhenetin, gjerësia e të cilit është sa gjerësia e qiellit dhe e tokës, i cili është përgatitur për ata që i kanë besuar Allahut dhe të dërguarve të Tij. Në xhenet ka vetëm jetë dhe nuk ka vdekje, ka shëndet dhe nuk ka sëmundje, ka rini dhe nuk ka pleqëri, ka kënaqësi nga Allahu dhe nuk ka më zemërim pas kësaj kënaqësie.

7)    Ti kushtojë rëndësi dhe kujdes të veçantë kryerjes së adhurimeve, në krye të tyre faljes së namazit. Dhe nëse vjen koha e namazit në momentin e ndezjes së luftës dhe përplasjes së ushtrive, namazi duhet të falet sipas mundësisë. Me namaz arrihet sundimi në tokë, nëpërmjet tij arrihet rehatia e zemrës dhe e trupit, sigurohet me të jeta e qetë dhe e sigurt, dhe me namaz realizohet zotërimi dhe paqja.

8)    Qëndrueshmëria, forcimi në vendin e përballimit dhe takimit të ushtrive, siç thotë Allahu i Lartësuar:”0 ju të cilët keni besuar, kur të takoheni me palën e armikut, tregohuni të qëndrueshëm dhe përmendeni Allahun shpesh, ashtu që të jeni të shpëtuar” (Enfal, 45) Dhe thotë Allahu, duke tërhequr vërejtjen nga zmbrapsja dhe arratisja në fushën e betejës, për vetë fundin e keq që ka kjo vepër:”0 ju të cilët keni besuar, kur të përballeni me jobesimtarët në fushëbetejë, mos ua ktheni atyre shpinën. Kush ua kthen atyre shpinën në një moment të tillë, nëse nuk është për çështje taktike në luftë apo për t’iu bashkangjitur një grupi tjetër, atëherë ai ka tërhequr mbi vete zemërimin e Allahut dhe vendi i tij është xhehenemi. E sa përfundim i keq është ai”. (Enfal, 15-16)

9)    Dashuria për sunetet, qofshin ato në fjalë apo në vepra. Të punojë për ngjalljen e tyre, sepse nëpërmjet tyre arrin dashurinë e Allahut, kënaqësinë dhe ndihmën e Tij, siç ka ardhur në hadithin kudsij:”Dhe vazhdon të më afrohet robi Im me vepra nafile (vullnetare) derisa Unë ta dua atë”. (Transmeton Buhariu dhe Ahmedi)

10)     Largimi nga gjynahet e vogla apo edhe të mëdha, të hapta apo të fshehta, sepse gjynahet janë shkak për zbritjen e dënimeve të menjëhershme apo të mëvonshme. Thotë Allahu i Lartësuar:”Çfarëdo e keqe që ju godet, ajo është pasojë e veprave tuaja, dhe me të vërtetë Allahu është që ju fal shumë”. (Shura, 30) Dhe thotë:”E kur ju goditi një disfatë (një fatkeqësi), megjithëse ju ia patët dhënë atë dyfish (armikut tuaj), thatë:Nga na erdhi kjo? Thuaj:Kjo ju erdhi nga vetë ju (nga veprat tuaja). Me të vërtetë Allahu është i plotfuqishëm për çdo gjë”.(Ali Imran, 165)

11)  Besimi i fortë tek Allahu dhe mbështetja tek Ai, sepse vetëm Allahu është Ndihmësi, Mbështetësi më i mirë, në dorën e të Cilit është sundimi i çdo gjëje.Thotë i Lartësuari:”Dhe vetëm Allahut mbështetuni nëse jeni besimtarë”. (Maide, 23) Pra, kush i mbështetet Allahut sinqerisht, kjo i mjafton atij si ndihmë dhe përkrahje.

12)  T’i japë përparësi pasimit të Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem, dhe ta marrë atë për shembull në çdo gjë. Prej këtyre gjërave është zgjedhja e kohëve të luftës, siç i zgjidhte Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem. Psh: në fillim të ditës, sepse punët që fillohen ditën herët kanë bereqet, ose pas zevalit të diellit, sepse në atë kohë fryjnë erërat, zbret qetësia dhe fitorja.

13)  Orgariizimi i ushtrisë islame në përputhje me dispozitat islame dhe me artet luftarake, mënyrat e luftimit, duke iu përshtatur kohës dhe vendit. Thotë Allahu i Lartësuar:”Përgatituni ndaj tyre me të gjitha fuqitë që keni mundësi”. (Enfal, 60) Forca bën dobi, biidhnilah, nëse bëhet organizim i mirë i saj dhe vendoset në vendin që e meriton sipas sheriatit, në kohë lufte dhe paqeje.

14)  Përpjekja për hartimin e planeve luftarake për nga koha, vendi, sasia dhe mënyra, ashtu siç bënte ushtria fitimtare në kohën e Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem, dhe në kohën e halifeve të drejtë. Sepse, veprimet e çoroditura dhe të paorganizuara nuk mund të realizojnë rezultate të kënaqshme.

15)  Është diçka e domosdoshme – sipas mundësisë – konsultimi mes komandantit të ushtrisë dhe vartësve të tij, ashtu që të ndiqet mendimi më i zgjedhur i njerëzve me përvojë luftarake. Për vetë rëndësinë që ka ky mjet (konsultimi), Allahu e ka urdhëruar pejgamberin e Tij, Muhamedin, salallahu alejhi ue selem, duke thënë:”Konsultohu me ta për çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetu Allahut”. (Ali Imran, 159) Ishte Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, që konsultohej me shokët tij dhe merrte atë mendim që ishte më i zgjedhuri, më i miri nga mendimet e tyre të bekuara, siç ndodhi në luftën e njohur të Bedrit.

16)  Është detyrë bindja ndaj prijësit dhe komandantit të ushtrisë në çdo gjë e cila ndihmon realizimin e interesave të luftës dhe arritjen e fitores, sepse mosbindja dhe mosmarrëveshjet çojnë në dështim dhe humbje. Thotë Allahu i Lartësuar:”Mos u kundërshtoni me njëri tjetrin (mos u përçani) ashtu që të mos dështoni dhe ta humbni fuqinë tuaj”. (Enfal, 46)

17) Shfaqja e forcës dhe qëndrueshmërisë para armiqve me qëllim frikësimin e tyre dhe në shenjë mospërfilljeje ndaj numrit të tyre të madh, edhe nëse kjo shoqërohet me mburrje dhe kryelartësi para tyre.

18) Nënshtrimi, përulja e përhershme ndaj Allahut dhe falënderimi i Tij për mirësitë e shumta, ndër to: mirësia e fitores ndaj armiqve dhe mundja e tyre. Pasi të arrihet fitorja, nuk ka dëfrim e argëtim, e as mburrje, por vetëm lavdërim dhe falënderim Allahut; nuk ka forcë e as fuqi vetëm se me ndihmën e Allahut, i Cili ndihmon të dashurit e Tij të devotshëm, ushtarët e Tij muxhahida dhe palën e Tij të shpëtuar. Thotë Allahu duke përkujtuar mirësinë e Tij ndaj Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem:”Dhe nuk e hodhe ti (pluhurin në sytë e armikut, o i Dërguar) kur e gjuajte me grushtin tënd, por Allahu e hodhi atë”. (Enfal, 17); dhe thotë:”Dhe nuk vjen fitorja veçse nga Allahu. Me të vërtetë Allahu është i plotfuqishëm, i Urtë”. (Enfal, 10)

Këto ishin shkurtimisht disa maja lapsash rreth shkaqeve të fitores të cilën e ka premtuar Allahu i Lartësuar: “U ka premtuar Allahu atyre që kanë besuar dhe bërë vepra të mira nga ju se do t’i bëjë zotërues në tokë, ashtu siç i ka bërë zotërues ata që ishin para jush, e do t’ua bëjë të mundur zbatimin e fesë të cilën e ka zgjedhur për ta, dhe do t’ua shndërrojë frikën në siguri”.(Nur, 55)

 

Cilësitë e komandantit të suksesshëm musliman dhe disa cilësi të ushtarit musliman muxhahid.

E pashë të përshtatshme që t’i pasoj shkaqet e fitores me disa nga cilësitë e komandantit të suksesshëm musliman dhe disa cilësi të ushtarit musliman muxhahid. Ndër cilësitë më të spikatura të komandantit të suksesshëm musliman, të cilat e bëjnë atë të përshtatshëm për drejtimin e ushtrisë islame, janë:

1)    Të ketë akiden e pastër, të jetë në akiden e ehlu suneh uel xhemeah dhe ta ketë kuptuar atë në mënyrë të saktë duke u bazuar në tekstet e Librit Famëlartë dhe Sunetit Fisnik.

2)    Të jetë në lidhje të fortë me Allahun, lidhje kjo e bazuar në dituri dhe argumente. Kjo gjë e bën atë të shtojë adhurimet ndaj Allahut, bindjet ndaj Tij dhe të pasojë Pejgamberin, salallahu alejhi ue selem, komandantin e parë të këtij umeti në xhihad për rrugë të Allahut. Pajisja me këtë cilësi është ndihmesa më e madhe për kryerjen e detyrës së komandimit të suksesshëm.

3)    Të jetë komandanti shembull i mirë për vartësit e tij. Kjo arrihet duke e praktikuar me vërtetësi sheriatin e Allahut, fshehtas dhe haptas, në akide, ibadet, sjellje, moral, në marrëdhënie të mira me robërit e Allahut, në përmbushje të detyrave, në dashuri, bujari, trimëri, mëshirë, e në të gjitha këto duke pasur si shembull Pejgamberin, salallahu alejhi ue selem, dhe sjelljen e tij fisnike me të gjithë njerëzit në përgjithësi e në veçanti me ushtrinë e tij të sinqertë, të durueshme dhe fitimtare.

4)    T’i kushtojë vëmendje të plotë çdo gjëje e cila e ngre lart pozitën e ushtrisë islame tek Zoti i tyre, si psh: mësimi i fesë, e në veçanti kuptimi i akides islame me një kuptim të saktë dhe njohja e bazave të akides. Ushtari musliman duhet të ketë një orientim të qartë e të saktë me të cilin ecën, dhe motoja e tij të jetë: La ilahe ilallah Muhamedun Rasulullah. Nuk shpresoj në diçka apo dikë tjetër përveç Allahut. Nuk dëshiroj diçka tjetër përveç xhenetit, mirësisë dhe kënaqësisë së Allahut.

5)   Të ketë përvojë në artet luftarake dhe mënyrat e luftimit të armikut në përshtatje me kohën dhe vendin, me numrin e ushtarëve dhe pajisjeve luftarake, sepse një përvojë e tillë është shkak i fortë, biidhnilah, për arritjen e njërës nga dy mirësitë. Ndërsa, nëse mungon përvoja e duhur, gjendja përkeqësohet, pjesëtarët e ushtrisë demoralizohen, i pushton ndjenja e disfatës, e gjithë kjo për shkak të komandës së dobët dhe paaftësisë së tyre. Nuk ka gjë më argumentuese për vlerën e përvojës dhe mjeshtërisë luftarake se sa fjala e Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem, kur u tha shokëve të tij të nderuar:”Mësoni të gjuajturit në shenjë, mësoni kalorësinë, dhe që të mësoni të gjuajturit në shenjë është më e dashur për mua se sa të mësoni kalorësinë. Kush mëson të gjuajë dhe pastaj e harron atë, nuk është prej nesh”. Në një transmetim tjetër thuhet:”Kush mëson të gjuajë dhe pastaj e harron atë, kjo është mohim që i ka bërë kësaj mirësie”. Duke u bazuar në atë çfarë tregon ky tekst i hadithit, imami, muxhahidi i madh dhe dijetari fisnik, Ibn Tejmije, ka thënë: “Forca në drejtimin e luftës kthehet tek trimëria e zemrës, tek përvoja luftarake, tek dredhitë mashtruese, sepse lufta është mashtrim, tek mundësia për të zhvilluar një luftim të shumëllojshëm duke përdorur herë gjuajtjen, herë therjen, herë goditjen, herë kalorësinë, e herë sulmet e shpejta dhe tërheqje të menjëhershme, e të tjera si këto”. (Mexhmua Fetaua, vëllimi 28, fq. 253.)

6)   Të punojë për të gjetur shkaqet dhe mënyrat me të cilat arrin të krijojë një afrim vëllazëror islam dhe një lidhje të vërtetë mes komandantit dhe ushtarëve të tij, sepse kështu arrihet bashkëpunimi në mbarësi dhe devotshmëri, arrihet bindja e ushtarit ndaj eprorit në atë çfarë është e mirë, zhduket armiqësia, urrejtja, tallja, nënçmimi, shkelja e të drejtave, e gjëra te tjera si këto që janë shkak për përçarje, dobësi, dështim dhe humbje.

7)   Ta marrë mirë në konsideratë përgjegjësinë që ka dhe të ruhet gjithnjë nga padrejtësia. Para së gjithash mos ta kërkojë përgjegjësinë dhe rolin drejtues, përveçse nëse zgjidhet për atë post dhe e ndjen veten e tij se është i aftë për diçka të tillë, ose në rast se e shikon se ky post do i jepet dikujt që nuk është i aftë për të, atëherë le të veprojë duke marrë si shembull Jusufin, alejhi selam, i cili i tha mbretit:”Më cakto mua si përgjegjës të depove të vendit. Unë jam besnik dhe i dijshëm”.(Jusuf, 55)

8)   Të edukojë ushtarët e tij sipas edukatës islame duke u bazuar në burimet e mëposhtme:

a)   Libri i Allahut Famëlartë në të cilin gjendet mënyra më e saktë dhe e vlefshme për çdo kohë dhe vend, për çdo popull nga popujt e botës, me gjithë ndryshimin e kombësive, gjuhëve dhe shtresave të tyre.

b)   Suneti i Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem, burimi i dytë i shpalljes. Nëpërmjet fjalës së Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem, dhe sheriatit të tij arrihet çdo e mirë dhe lumturi për njerëzimin.

c)    Historitë e trimave të xhihadit dhe kohët e tyre të ndritshme, duke filluar me historinë e komandantit të parë të xhihadit në këtë umet, komandantit madhështor, Pejgamberit fisnik, të cilit iu shpall:”Lufto në rrugën e Allahut. Ti nuk je përgjegjës veçse për veten tënde”. (Nisa, 84)

d)   Historitë e halifeve të drejtë dhe muxhahidave çlirimtarë si dhe ata që erdhën pas tyre, qofshin ata halife apo emirë apo dijetarë apo komandantë, deri në ditët e sotme.

Pra i bëhet detyrë komandantit të suksesshëm, i cili i merr udhëzimet dhe dispozitat nga burimet e lartpërmendura, që të refuzojë dhe hedh poshtë çdo udhëzim tjetër të ardhur nga jashtë këtyre burimeve, qoftë i ardhur nga vendet ateiste të lindjes apo nga perëndimi i zhveshur nga çdo e mirë. Udhëzimet e tyre nuk janë të bazuara në kënaqësinë e Allahut dhe devotshmërinë ndaj Tij, përkundrazi, janë të bazuara mbi parimin e bindjes verbërisht, janë të bazuara mbi përhapjen e shkatërrimit në tokë, mbi padrejtësinë ndaj njerëzve, bile udhëzimet e tyre janë të bazuara mbi çdo gjë që kënaq shejtanin dhe zemëron Rrahmanin. Prandaj, le të kenë kujdes ata të cilët imitojnë armiqtë e Allahut në çfarëdolloj gjëje, e cila bie në kundërshtim me fenë e Allahut të Madhërishëm dhe me menhexhin e Pejgamberit fisnik, ashtu që mos t’i godasë ata ndonjë sprovë (fitne) apo t’i godasë ndonjë dënim i dhembshëm.

9)    Mprehtësia dhe qëndrimi në gatishmëri ndaj armikut i cili pret momentin e volitshëm për të, si dhe mos nënvleftësimi i tij edhe pse mund të shfaqë veten si të dobët dhe të pafuqishëm, sepse është në natyrën e çdo armiku të islamit dhe muslimanëve pritja fshehurazi dhe shfrytëzimi i shkujdesjes së ushtrisë muslimane për t’iu vërsulur ashtu siç lëshohet shqiponja mbi prenë e saj dhe siç i vërsulet egërsira gjahut të vet. Për këtë ka thënë Allahu i Lartësuar:”Ata që nuk besojnë (kafirat) dëshirojnë që ju të tregoheni të pakujdesshëm ndaj armëve dhe pajisjeve tuaja, ashtu që t’ju sulmojnë njëherë të vetme me të gjitha fuqitë”. (Nisa, 102)

10) Ngjallja e nafileve të ndryshme si: dhënia e sadekasë, agjërimi nafile, namazi natës, shtimi i du’asë dhe istigfarit, sidomos pas farzeve ose në mes ezanit dhe ikametit, ose gjatë natës dhe në fund të saj, kohë në të cilën nuk e përkujtojnë Allahun veçse njerëzit e mirë (salihun) e të devotshëm. Ngjallja e suneteve mbart dashurinë e Allahut për këtë person dhe e përkrah atë me ndihmë dhe fitore, gjë të cilën nuk e posedon dhe nuk e dhuron askush tjetër përveç Allahut.

11) Zbatimi i urdhrit të Allahut për parimin e konsultimit. Le të jetë konsultimi me dijetarët e sheriatit, me specialistët, me njerëzit me përvojë dhe me të mençurit, duke zbatuar fjalën e Allahut:”Dhe konsultohu me ta në çështje”. (Ali Imran, 159).

12)   T’i kushtojë rëndësi organizimit të ushtrisë edhe gjatë takimit të dy ushtrive në fushëbetejë, sepse organizimi i mirë i pjesëtarëve të ushtrisë, i kompanive dhe batalioneve, është adresa e fitores ndaj armiqve të Allahut. Në lidhje me këtë pikë, Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, na ka dhënë shembullin më të mirë duke e sistemuar dhe rregulluar ushtrinë e tij në luftë ashtu siç i rregullonte dhe i drejtonte ata në safin e namazit, u caktonte atyre vendet e duhura dhe i këshillonte për durim. Na e ka përshkruar Allahu këtë organizim luftarak të Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem, duke thënë:”Përkujto (o Muhamed) kur dole nga shtëpia jote që t’ua përcaktosh besimtarëve vendet për luftë. Me të vërtetë Allahu është Dëgjuesi, i Dijshmi”. (Ali Imran, 121).

 

13)   Durimi, sepse operacionet e xhihadit përmbajnë me vete – në shumicën e rasteve- sprova dhe vështirësi të cilat kërkojnë durim të fortë dhe shpresim të vërtetë, duke pasur gjithnjë parasysh mbikëqyrjen e përhershme të Allahut i Cili di çdo gjë në hollësi dhe është i mirinformuar. Thotë i Lartësuari:”0 ju që keni besuar, bëni durim, tregohuni të qëndrueshëm ndaj armikut, rrini të përgatitur dhe jini të devotshëm ndaj Allahut ashtu që të shpëtoni”. (Ali Imran, 200).

 

14)   Të jetë i bindur plotësisht se marrja pjesë në beteja kundra armiqve nuk ia afron exhelin e vdekjes, sepse Allahu e ka caktuar exhelin (afatin), shkakun e tij dhe vendin ku do ndodh. Po ashtu zmbrapsja dhe mosmarrja pjesë në betejë nuk e vonon exhelin e as nuk e shtyn atë për më vonë, sepse çdo exhel është i paracaktuar:”E kur t’u vijë atyre afati (exheli), nuk mund ta shtyjnë atë për asnjë moment, e as nuk mund ta përshpejtojnë”. (Araf, 34)

 

15)   Trimëria dhe bujaria. Ekzistenca e këtyre dy cilësive tek komandanti i ushtrisë islame ka një ndikim të drejtpërdrejtë tek ushtarët, duke i bërë ata që t’u përmbahen dhe t’i sigurojnë pozicionet e tyre dhe t’i mundin armiqtë e tyre, biidhnilah, nëpërmjet sakrificës me pasuritë dhe shpirtrat e tyre në rrugë të Allahut. Këto dy cilësi i posedonte në shkallën më të lartë Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, duke qenë trim i pakrahasueshëm me asnjë tjetër, siç e përshkruajnë shokët e tij duke thënë:”Ishim që mbroheshim pas Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem, kur ashpërsohej beteja”. Po ashtu ishte shumë bujar dhe dorëdhënës, gjë për të cilën ka dëshmuar Allahu, kanë dëshmuar sahabët e tij dhe dëshmon për të vetë dhënia e tij bujare. Atë ditë që u kthyen nga lufta e Hunejnit, njerëzit i kërkonin pasuri duke u grumbulluar rreth tij, saqë e ngjeshën tek një pemë e madhe ku i ngeci ridaja (copë e cila hidhet mbi supe për të mbuluar pjesën e sipërme të trupit) në një degë peme. Atëherë qëndroi dhe u tha:”Ma sillni ridanë time. Sikur të kisha deve aq sa jane shkurre me gjemba, do t’i ndaja të gjitha mes jush e nuk do tregohesha koprrac e as frikacak”. Larg është prej teje koprracia, të ka dhënë Zoti yt nga çdo virtyt shkallën më të lartë, të ka shpëtuar nga çdo gjë e ulët dhe e keqja që rrjedh prej saj. Pra, me trimëri dhe bujari realizohen qëllimet e larta, ruhen cilësitë dhe virtytet morale. Nëse arrin të pastrohet nga sëmundja e koprracisë, gënjeshtrës dhe frikës, atëherë komandanti do të ketë sukses në drejtimin e tij, muxhahidi në xhihadin e tij, thirrësi në davetin e tij dhe përgjegjësi në përgjegjësinë e tij.

 

16) Sistemimi dhe drejtimi i mirë i punëve si dhe shfaqja e urtësisë në të papriturat, sepse komandantit mund t’i dalë një problem i madh papritmas, prandaj duhet të jetë me zemër të fortë dhe karakter të hekurt, jo i çorientuar dhe as i demoralizuar, duke pasur gjithmonë parasysh bindjen se punët ecin sipas caktimit të Allahut, i Cili ka thënë:”Me të vërtetë Ne çdo gjë e kemi krijuar me kader (me paracaktim)”. (Kamer, 49).

 

17) Ruajtja e vetvetes dhe ushtarëve të tij që të mos bien në llumin e gjynaheve pasi qëllimi i luftës së tyre është zhdukja e gjynaheve, ashtu që të ngelet drita e adhurimit ndriçuese nga toka gjer në qiell duke bërë të ditur se zhdukja e popujve të mëparshëm dhe meritimi i tyre dënimin e kësaj bote, atë të Berzehut dhe të Ahiretit, ishte për shkak të gjynaheve, siç është e sqaruar kjo në Kuranin Famëlartë dhe në hadithet e sakta nëpërmjet të cilave Allahu ia tërheq vërejtjen atij i cili është i gjallë me mendje dhe zemër, si dhe të bëhet realitet dënimi ndaj kafirave.

 

Këto ishin disa nga cilësitë kryesore me të cilat duhet të pajiset komandanti musliman në çdo kohë dhe çdo vend.

 

Cilësitë e ushtarit musliman muxhahid.

Kurse përsa i përket ushtarit musliman, muxhahidit në rrugë të Allahut, rojës së fortifikatave muslimane, ai duhet të plotësojë në veten e tij cilësitë e mëposhtme:

1)    Të posedojë akide të pastër islame dhe ta kuptojë atë me një kuptim të saktë, siç e përmendëm më parë tek cilësitë e komandantit musliman.

2)    T’i kushtojë rëndësi virtytit të sinqeritetit dhe vërtetësisë në marrëdhënie me vëllezërit e tij muxhahida, biles edhe me njerëzit në përgjithësi, duke u sjellë mirë me ta ashtu siç ka urdhëruar Allahu i Lartësuar në Librin e Tij dhe e ka sqaruar Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, në Sunetin e tij.

3)    T’i bindet eprorit të tij edhe sikur të jetë rob Etiopian përderisa lufton për përhapjen e drejtësisë dhe zhdukjes së zullumit (padrejtësisë). Nuk i lejohet ushtarit musliman të mos i bindet eprorit për sa kohë që ai i përmbahet rregullave të sheriatit dhe i bindet Allahut.

4)    Të jetë i sinqertë në të gjitha punët e tij dhe në veçanti në xhihad për rrugën e Allahut dhe mbrojtjen e fortifikatave, për vetë rëndësinë që ka kjo cilësi në jetën e ushtarëve të islamit.

5)    Ruajtja e dispozitave të Allahut, detyra (vaxhibe) qofshin apo mustehabate (të pëlqyeshme), dhe largimi nga të gjitha të ndaluarat duke shpresuar për këtë shpërblimin e Allahut dhe duke pasur frikë përfundimin e keq dhe dënimin që posedon Ai.

6)    Të ketë besueshmëri dhe siguri tek komandanti i tij, si dhe tek vëllezërit e tij muxhahida. Të jetë larg dyshimeve, mendimeve të këqija, hipotezave të pabaza, sepse këto gjëra e bëjnë personin të jetë i çoroditur, herë bën përpara e herë zmbrapset, fillon t’i dhimbset pasuria dhe shpirti i tij, humb ndjenjën e sakrificës dhe heroizmit në betejë, i rëndohet vetja dhe e merr me përtesë takimin e armikut duke humbur kështu ato gjëra të cilat i dëshiron muxhahidi dhe që do i arrinte nëse do kishte besueshmëri e siguri tek komandanti i tij dhe t’ia dorëzonte çështjet Krijuesit të tij.

7)    Të qënurit i vëmendshëm dhe në kontroll të situatës, ashtu që të shpëtojë nga kurthet dhe intrigat e armiqve, biles të mundohet me sa të ketë mundësi që ai t’u përgatisë kurthe armiqve dhe t’i mashtrojë ata, sepse lufta është mashtrim siç është transmetuar në dy Sahihet nga Xhabiri, radijallahu anhu, se ka thënë:Ka thënë Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem:”Lufta është mashtrim”. Pra lufta e suksesshme, e cila i ka përmbushur qëllimet e saj, është ajo e cila shoqërohet me mashtrim dhe jo vetëm me përballje frontale për vetë rrezikun që përmban përballja frontale, ndërsa nëpërmjet mashtrimit (dredhive) arrihet fitorja e dëshiruar duke iu shmangur rrezikut.

8)    Të jetë vazhdimisht në përmendje të Allahut, qoftë edhe gjatë përleshjes me armikun, sepse dhikri është ushqim për shpirtin, qetësim për zemrën, forcim i saj dhe e zhduk frikën nga ajo. Thotë Allahu i Lartësuar:”Me të vërtetë me përmendje të Allahut qetësohen zemrat”. (Rrad, 28).

9)    Modestia dhe morali i mirë, këto dy cilësi të poseduesve të imanit nëpërmjet të cilave bëhesh i dashur tek banorët e tokës dhe të qiellit, fiton kënaqësinë e Allahut, nderim dhe mirësi nga Ai.

10) Nënshtrimi, përulja para Allahut dhe t’i lutet Atij për veten e tij, për islamin dhe muslimanët, që Allahu t’u dhurojë atyre fitore dhe shpërblim, t’i falë dhe të jetë i kënaqur ndaj tyre.

11) Bujaria, cilësi kjo e cila shfaqet në dëshirën e robit për të dhënë dhe shpenzuar në rrugët e hajrit, e mbi çdo gjë tjetër kjo tregohet në dhënien e pasurisë dhe shpirtit në mejdanin e xhihadit dhe të davetit.

 

Cilësitë e ushtrisë islame

Më poshtë do paraqesim disa cilësi me të cilat duhet të pajiset ushtria islame në kohën kur ata janë të grumbulluar së bashku dhe në veçanti gjatë udhëtimeve të tyre apo gjatë ruajtjes së pozicioneve dhe fronteve të luftës. Këto cilësi do i shkëpusim nga ajetet e mëposhtme:

a)    Thotë Allahu:”Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin e Allahut e mos u përçani. Përkujtoni mirësinë e Allahut ndaj jush kur ju (para se të pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar e Ai i bashkoi zemrat tuaja duke ju bërë juve vëllezër me mirësinë e Tij”. (Ali Imran, 103).

b)  Thotë Allahu:”(të xhenetit janë edhe) Ata që pendohen, që sinqerisht adhurojnë, që falënderojnë, që agjërojnë, ata që bëjnë ruku, që bëjnë sexhde, që urdhërojnë për të mira dhe ndalojnë nga e keqja si dhe ata që u përmbahen dispozitave të Allahut. Pra përgëzoji besimtarët”. (Teube, 112).

c) Thotë Allahu:”Muhamedi është i dërguari i Allahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër ndaj kafirave dhe të mëshirshëm ndërmjet tyre. I sheh ata të përkulen (në ruku) dhe të bien në sexhde duke kërkuar mirësi nga Allahu dhe kënaqësinë e Tij. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes, ky është përshkrimi i tyre në Teurat”. (Fet’h, 29).

d)  Thotë Allahu:”Pasha kohën. Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, që e këshilluan njëri-tjetrin për t’iu përmbajtur të vërtetës dhe këshilluan njëri-tjetrin për durim”. (Asr, 1-3)

Të ngjashme me kuptimin e këtyre ajeteve ka edhe shumë ajete të tjera.

Ajeti i parë (nga këto që përmendëm) na tregon për domosdoshmërinë e pajisjes me tre cilësi:

1)   Kapja e vërtetë pas asaj me të cilën u dërgua Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, Kurani dhe Suneti, sepse kush kapet pas këtyre dyjave, ka shpëtuar dhe kush jeton nën hijen e këtyre dyjave, do jetë i lumtur dhe i fituar.

2)   Domosdoshmëria e qëndrimit me xhematin e muslimanëve dhe tërheqja e vërejtjes nga përçarja, sepse qëndrimi me xhematin e muslimanëve dhe dashuria mes tyre janë nga gjërat që i do Allahu, e po ashtu këtë gjë e dëshirojnë edhe robtë e mirë të Tij. Kurse përçarja, mosmarrëveshjet dhe pasojat e saj si urrejtja, ndërprerja e marrëdhënieve, zilia, etj. janë të urrejtura tek Allahu. Është transmetuar tek Sahihu Muslim nga Ebu Hurejra, se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:”Me të vërtetë Allahu pëlqen për ju tre gjëra dhe urren tre të tjera. Pëlqen për ju që ta adhuroni dhe mos t’i bëni Atij shok asgjë, të kapeni të gjithë pas litarit të Allahut dhe mos të përçaheni, si dhe ta këshilloni atë i cili ka marrë përsipër drejtimin tuaj. Urren për ju tre gjëra: Thashethemet, pyetjet e shumta (të panevojshme) dhe shpërdorimin e pasurisë”. Siç shihet, ky tekst fisnik përmban në veten e tij urdhrin për bashkim rreth të vërtetës dhe kapjen fort pas saj si dhe largimin nga përçarja e mosmarrëveshjet, sepse ato mbartin me vete shkaqet e dobësisë, humbjes dhe sherrit.

3)   Falënderimi që duhet t’i shprehim Allahut për mirësitë e Tij, të cilat nuk mund t’i numërojë numërues e as t’i përfshijë boja e kalemit. Nga mirësitë më të mëdha është mirësia e fesë islame me të cilën i ka mbushur Allahu zemrat, i ka ngjallur me të shpirtrat, i ka përmirësuar me të gjymtyrët, duke bërë që të bazohet çështja e muslimanëve mbi fjalën e ihlasit (shehadetit) dhe gjykimit me sheriatin e pastër e të

drejtë të Allahut, sheriat i cili kush pëlqehet me të dhe gjykimin e tij, ka fituar lumturinë dhe sundimin e i ka garantuar Allahu atij shpëtim në këtë botë dhe në Ahiret.

Ajeti i dytë na tregon për një numër cilësish fisnike me të cilat duhet të pajiset çdo musliman e muslimane dhe në veçanti ata që luftojnë në rrugë të Allahut:

1)   Pendimi i vërtetë i cili konsiderohet mëshirë nga më i Mëshirshmi i mëshiruesve, i Cili duke e ditur dobësinë e njeriut dhe rënien e tij në gabime herë pas here, ia hapi atij këtë derë: derën e pendimit dhe e urdhëroi që të pendohet tek Ai nga çdo gjynah me sinqeritet dhe vërtetësi duke thënë:”Dhe pendohuni tek Allahu të gjithë ju, o besimtarë, ashtu që të shpëtoni” (Nur, 31), dhe thotë:”0 ju të cilët keni besuar, pendohuni tek Allahu me një pendim të sinqertë”. (Tahrim, 8) Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, megjithëse ishte i ruajtur dhe i siguruar nga ana e Allahut që të mos binte në asnjë gabim me dashje, bënte shumë istigfar dhe teube si adhurim ndaj Allahut dhe si nxitje për robërit e Allahut, të cilët dëshirojnë pasimin e shembullit të tij në fjalët dhe veprat e tij.

2)   Dashuria për adhurim dhe ekzistenca e ibadetit në çdo lëvizje, në çdo gjendje, në çdo punë nga punët e tij. Fjala ibadet përfshin çdo gjë të cilën e do Allahu dhe e pëlqen nga fjalët qoftë apo nga veprat, të hapta qofshin apo të fshehta.

3)   Duhet t’i shprehim hamd dhe shukr (falënderim) Allahut, sepse Ai e meriton diçka të tillë për mirësinë e krijimit, të ekzistencës, të shpalljes së librave, të dërgimit të pejgamberëve, nderimin e bijve të Ademit dhe dallimin e tyre mbi shumë krijesa të tjera të cilat nuk i di kush përveç Tij sesa janë.

4)   Siç e kanë komentuar ulematë fjalën “saihun”, kjo ka për qëllim agjëruesit, qoftë ky agjërim farz apo nafile. S’ka dyshim se agjërimi është nga veprat më të mira të cilat e pastrojnë shpirtin dhe e forcojnë lidhjen me Allahun, për vetë faktin se gjatë agjërimit largohet nga kënaqësitë dhe epshet duke besuar në mirësitë e Tij dhe duke shpresuar shpërblimin e Tij.

5)   Kryerja e rukusë dhe sexhdes, këto dy vepra që megjithëse i përfshin fjala ibadet, kanë një vlerë dhe veçori që nuk gjendet në diçka tjetër duke qenë këto dy vepra dy argumente të vërtetë për besimin e thellë të robit dhe për dashurinë e tij ndaj Zotit të vet. Për këtë arsye e ka lavdëruar dhe ngritur lartë Allahu atë person i cili vazhdimisht bën ruku dhe sexhde:”(a jobesimtari është në gjendje më të mirë) Apo ai që kohën e natës e kalon në adhurim duke bërë sexhde e duke u falur, ia ka frikën botës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të tij” (Zumer, 9), dhe thotë:”Dhe ata që për hir të Zotit të tyre e kalojnë natën duke i bërë sexhde e duke qëndruar në këmbë (duke u

falur)”. (Furkan, 64) Kur një person i kërkoi Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem, që ta luste Allahun për të që të ishte në shoqërinë e Pejgamberit në xhenet, ai, salallahu alejhi ue selem, tha:”Më ndihmo mua (që të pranohet du’aja ime për ty) duke bërë sexhde të shumta”.

6)   Urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja, një nga parimet bazë të fesë islame dhe që nuk mund të rregullohet çështja e umetit pa këtë parim. Me të vërtetë muxhahidat janë ata që më së shumti kanë nevojë ta praktikojnë këtë parim mes tyre, sepse vetë xhihadi që ata bëjnë me pasuritë dhe shpirtrat e tyre nuk është gjë tjetër veçse urdhërim për të mirë dhe ndalim nga e keqja. I ka lavdëruar Allahu praktikuesit e kësaj gjëje duke thënë:”Ju jeni populli më i mirë i ardhur për të mirën e njerëzve, urdhëroni për të mira dhe ndaloni nga të këqijat dhe i besoni Allahut”. (Ali Imran, 110)

7)   Ruajtja e dispozitave dhe kufijve që ka vendosur Allahu. Kjo gjë shfaqet në veprimin e atye gjërave që duhen kryer dhe largimin nga ato gjëra që duhen lënë, të kujdeset për ato detyra që i ka caktuar sheriati ashtu siç duhet. Të mos mungojë në ato vende që Allahu e ka urdhëruar të jetë i pranishëm dhe të mos gjendet në ato vende që Allahu ia ka ndaluar atij.

Pastaj u mbyllën këto virtyte të larta me përgëzim për besimtarët e vërtetë duke i përmbledhur të gjitha këto cilësi. Me çfarë gjëje u përgëzuan? U përgëzuan me xhenet, gjerësia e të cilit është sa gjerësia e qiellit dhe e tokës. Në këto xhenete Allahu ka përgatitur 100 gradë për muxhahidat, ku largësia mes çdo dy gradëve është sa largësia mes tokës dhe qiellit.

Ajeti i tretë tregon për tre cilësi që i kanë poseduar muxhahidat e parë nga muhaxhirët dhe ensarët, Allahu qoftë i kënaqur me ta. Për vetë rëndësinë që kanë këto cilësi, janë përmendur në Teurat, Inxhil dhe Kuran, që të lakmojë në to çdo musliman dhe muslimane, çdo besimtar dhe besimtare, e t’i pajisin vetët e tyre me to, e në veçanti muxhahidat të cilët i kanë shitur shpirtrat e tyre të shtrenjtë për të arritur diçka më të shtrenjtë dhe më të qëndrueshme: xhenetin e Allahut dhe kënaqësinë e Tij.

1)   Ashpërsia ndaj armiqve dhe mëshira me të dashurit duke zbatuar fjalën e Allahut:”(besimtarët) Janë të mëshirshëm (të përulur) ndaj njëri-tjetrit dhe të ashpër ndaj pabesimtarëve”. (Maide, 54) Transmetohet në Sahihejn nga Numan bin Beshir se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:”Shembulli ibesimtarëve në dashurinë dhe mëshirën që kanë mes tyre, është si shembulli i trupit të vetëm që kur ankohet një pjesë e tij, i gjithë trupi ndjen ethe dhe temperaturë”

2)   Namazi i shumtë, dashuria për të dhe sinqeriteti në të. Me të vërtetë namazi është ndër veprat më të mira dhe më të vlefshme. Kush kujdeset për të, është kujdesur për të gjithë fenë dhe kush humb atë, atëherë gjërat e tjera do i ketë dhe më të humbura.

3)   Kërkimi i shpërblimit nga Allahu dhe shpresa në arritjen e tij. Shpërblimi më i madh dhe më i mirë është kënaqësia e Allahut. Po ashtu sureja Asr na tregon për katër cilësi fisnike të cilat i ka bërë Allahu burim suksesi, burim përmirësimi dhe shpëtim nga humbja e sigurt, prandaj kërkohet nga umeti i Kuranit që të vishet me këto cilësi. Gjithashtu kërkohet nga muxhahidat e rrugës së Allahut që të praktikojnë realisht në jetën e tyre atë çfarë tregon kjo sure, duke qenë njerëzit më parësorë për diçka të tillë:

1)  Besimi i vërtetë në çdo gjë që është detyrë të besohet nga feja e Allahut.

2)  Kryerja e veprave të mira me gjymtyrë, të cilat na i ka dhuruar Allahu për këtë qëllim.

3)  Këshillimi me njëri-tjetrin për t’iu përmbajtur të vërtetës në kryerjen e adhurimeve dhe lënien e gjynaheve.

4)  Këshillimi me njëri-tjetrin për durim, duke përfshirë të gjitha llojet e durimit:

*Durim në kryerjen e adhurimeve të cilat i bën për të kënaqur Allahun dhe duke shpresuar në shpërblimin e madh që posedon Ai, qoftë shpërblim i menjëhershëm apo që vjen më vonë, si dhe duke pasur frikë nga dënimi i Allahut, qoftë i menjëhershëm ky dënim apo i mëvonshëm.

*Durim në frenimin e vetes nga gjynahet duke mos iu afruar atyre për vetë poshtërsinë dhe fundin e keq që ka gjynahu, si në këtë botë ashtu dhe Ahiret. Ndërsa nëse bie në ndonjë gjynah, atëherë le të shpejtojë me një pendim të sinqertë para se të kalojë koha e teubes dhe të mbyllet dera e saj.

*Durim ndaj sprovave dhe fatkeqësive që mund të ndodhin, të cilat janë të shkruara dhe të caktuara nga Allahu që në Ezel. Këto sprova mund të jenë lëndim, fatkeqësi në pasuri apo në fëmijë apo në veten e tij, thatësirë, pakësim i fryteve, e gjëra të tjera të cilat janë caktuar sipas urtësisë së Allahut.

Së fundi, o ti musliman muxhahid në rrugë të Allahut për të lartësuar fjalën e Tij, këto ishin ca maja lapsash që po i vendos para teje, që siç e pe dhe vetë kishin të bëjnë me sqarimin e shkaqeve të fitores ndaj armiqve të Allahut, sqarimin e virtyteve të larta me të cilat duhet të pajiset komandanti i ushtrisë islame, si dhe pjesëtarët e tjerë të ushtrisë e sidomos ata që marrin pjesë në frontet e luftës e në ruajtjen e fortifikatave, e gjithë kjo për të siguruar mbrojtjen e islamit dhe muslimanëve.

I     shkrova ashtu që të punosh me to si dhe t’i masësh punët dhe lëvizjet e tua me peshoren e këtyre gjërave. Nëse e bën këtë, atëherë dije se je në një udhëzim të drejtë.

Lutja e jonë e fundit është: Elhamdulilahi Rabil alemin.

Tekste të zgjedhura, të cilat nxisin për xhihad

Do dëshiroja ta mbyllja këtë broshurë të shkurtër me disa tekste të zgjedhura, të cilat nxisin për xhihad në rrugë të Allahut dhe tërheqin vërejtjen nga lënia e tij.

1)  Thotë Allahu: “Allahu ka blerë prej besimtarëve shpirtrat dhe pasuritë e tyre me xhenet. Luftojnë në rrugë të Allahut, vrasin dhe vriten. Këtë premtim ia ka bërë detyrë vetes së Tij në Teurat, Inxhil dhe Kuran. E kush është më zbatues i sigurt i premtimit të vet se Allahu. Pra, gëzojuni tregtisë që e bëtë me Të. Ky është suksesi madhështor”. (Teube, 111).

2)  Thotë Allahu:”0 ju të cilët keni besuar, a t’ju tregoj për një tregti të bujshme që ju shpëton nga një dënim i dhembshëm. T’i besoni Allahut dhe të dërguarit të Tij, të luftoni në rrugë të Allahut me pasurinë dhe me veten tuaj, e kjo është më e mirë për ju nëse jeni që e dini. (Po të veproni kështu) Allahu ua fal mëkatet tuaja dhe ju fut në xhenete nën të cilët rrjedhin lumenj dhe në pallate të bukura në kopshtet e përjetshme. Ky është ai ngadhënjimi madhështor. Edhe mirësi të tjera që ju i dëshironi, ndihmë nga Allahu dhe fitore e afërt. Pra, përgëzoji besimtarët”. (Saf, 10-13).

3)  Transmetohet nga Ubadete bin Samit se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Luftoni në rrugë të Allahut, sepse xhihadi në rrugën e Allahut është një derë e madhe nga dyert e xhenetit, me të të shpëton Allahu nga çdo mërzi dhe pikëllim”. (Zinxhiri i transmetimit është i mirë).

4)  Transmetohet nga Abdullah ibn Ebi Eufa se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:”Mos e dëshironi takimin e armikut, por kur të takoheni me ta bëni durim, sepse me të vërtetë xheneti është nën hijen e shpatave”. (Zinxhiri i transmetimit është i saktë)

5)  Nga Ebu Hurejra ka thënë:E kam dëgjuar Pejgamberin, salallahu alejhi ue selem, duke thënë:”Shembulli i muxhahidit në rrugë të Allahut është si shembulli i një personi që rri në këmbë (duke u falur), agjëron, është i frikësuar, rri në ruku dhe sexhde”. (Zinxhiri është i mirë).

6)  Nga Enesi se Pejgamberi ka thënë:”Një udhëtim në mëngjes apo në mbrëmje në rrugë të Allahut, është më i mirë se dunjaja dhe çfarë ka në të”. (Zinxhiri është i saktë).

7)  Nga Ebu Hurejra ka thënë: Ka thënë Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem:”Nuk bashkohet kurrë pluhuri i marrë në rrugë të Allahut me tymin e zjarrit të xhehenemit brenda trupit të muslimanit”. (Zinxhiri është i mirë dhe i saktë).

8)  Nga Mikdam bin Madikerib se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:”Shehidi ka gjashtë veçori: i falen gjynahet që në pikat e para të gjakut, e sheh vendin e tij në xhenet, është i mbrojtur nga dënimi i varrit, është i siguruar nga frika e madhe (Ditën e Gjykimit); do të vendoset mbi kokën e tij kurora e qetësisë, ku një gur i çmuar prej saj është më i mirë se dunjaja dhe çfarë ka në të; do martohet me 72 gra nga hyritë e xhenetit dhe do ndërmjetësojë për 70 persona nga të afërmit e tij”. (Zinxhiri është i   saktë)

9)  Nga Selman Farisiu: E kam dëgjuar Pejgamberin, salallahu alejhi ue selem, duke thënë:”Të bësh rojë një ditë e një natë (në rrugë të Allahut), është më e mirë se agjërimi i një muaji dhe falja në të. Në qoftë se vdes, do i shkruhet vepra e tij të cilen po e kryente, do i jepet atij furnizim (rrizk) dhe do jetë i sigurt, i mbrojtur prej fitnes së varrit.”

10)   Nga Uthmani: E kam dëgjuar Pejgamberin, salallahu alejhi ue selem, duke thënë:”Të bësh rojë një ditë në rrugë të Allahut, është më mirë se një mijë ditë të kaluara në çdo gjë tjetër veç tij”. (Transmeton Ahmedi,Tirmidhiu dhe Nesai).

11)   Transmeton imam Muslimi në Sahihun e tij nga Mesruku, i cili tha: E pyetëm Abdullah ibn Mesudin për këtë ajet:”Mos mendoni për ata që ranë në rrugën e Allahut se janë të vdekur. Përkundrazi, ata janë të gjallë tek Zoti i tyre duke u furnizuar” (Ali Imran, 169), dhe tha: Ne e kemi pyetur për këtë Pejgamberin, salallahu alejhi ue selem, dhe ai na tha:”Shpirtrat e tyre janë brenda ca zogjve të gjelbër, të cilët kanë kandila të varur në Arsh, shëtisin nëpër xhenet nga të duan dhe pastaj kthehen tek kandilat e tyre. I vështroi ata Allahu dhe u tha: A dëshironi ndonjë gjë?’ Thanë:’E çfarë gjëje mund të dëshirojmë përderisa ne shëtisim nëpër xhenet nga të duam’. I pyeti tre herë dhe kur ata e panë se patjetër duhet të kërkonin diçka, thanë:’0 Zot, ne duam që të na i kthesh shpirtrat tanë në trupat që kemi pasur, që të luftojmë në rrugën Tënde përsëri. Kur e pa që nuk kanë nevojë për gjë, i la të vazhdonin atë jetë të tyre.

12)   Nga Ebu Hurejra: Ka thënë Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem:”Çdo plagë që merr muslimani në rrugë të Allahut, do jetë Ditën e Gjykimit njësoj si në momentin e plagosjes duke rrjedhur gjak, ngjyra e tij është ngjyra e gjakut kurse era do jetë aromë misku”. (Buhari dhe Muslim).

13)   Nga Enesi: Ka thënë Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem:”Kush e kërkon shehadetin (rënien dëshmor) me sinqeritet, do i jepet ajo gradë edhe nëse nuk vritet (në luftë)”. Në një transmetim tjetër tek Muslimi nga Sehl bin Hunejf, se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:”Kush e kërkon shehadetin me sinqeritet dhe vërtetësi, do t’ia japë Allahu gradën e shehidave edhe nëse vdes në shtratin e tij”.

14)   Nga Enesi se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:”Nuk ka person që të hyjë në xhenet dhe të dëshirojë të kthehet në dunja edhe sikur t’i jepet atij çdo gjë që është mbi tokë, përveçse shehidit i cili dëshiron të kthehet në tokë, të luftojë dhe të vritet 10 herë, për shkak të nderimit që i bëhet shehidit”. (Buhari dhe Muslim).

15)   Nga Ebu Hurejra nga Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, se ka thënë:”I ka garantuar Allahu atij që del në rrugën e Tij dhe nuk del për gjë tjetër veçse për shkak të besimit në Allahun dhe vërtetimit të pejgamberëve, ose të kthehet duke marrë me vete shpërblimin e tij, ose duke marrë plaçkë lufte, ose ta fusë në xhenet. E sikur të mos ia vështirësoja umetit tim, nuk do mungoja nga asnjë çetë (që del për aksion) dhe do dëshiroja që të vritem në rrugë të Allahut e pastaj të ringjallem, përsëri të vritem e përsëri të ringjallem, e pastaj përsëri të vritem”. (Buhari dhe Muslim).

 

Tërheqja e vërejtjes dhe frikësimi i atyre që e lënë xhihadin

Ndërsa për tërheqjen e vërejtjes dhe frikësimin e atyre që e lënë xhihadin, transmeton Muslimi nga Ebu Hurejra:Ka thënë Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem:”Kush vdes dhe nuk ka luftuar apo nuk e ka nxitur veten për luftë, vdes me një pjesë nga nifaku”.

Ka edhe tekste të tjera të shumta rreth mirësisë së xhihadit të sqaruara gjerësisht në vende të tjera.

“Thashë: O Allah, me sa shumë mirësi qenkan dalluar dëshmorët në rrugë të Allahut dhe sa e madhërishme qenka ajo me të cilën u nderuan që në pikën e parë që rrjedh nga gjaku i tyre!! Me të vërtetë ky është përkujdesja hyjnore, të cilën nuk e meriton kush veç tyre. Është mirësia nga i Dashuri Fisnik para çdo gjëje tjetër, plus pastaj fakti që ata i shitën shpirtrat e tyre të ndershëm duke qenë të bindur në vërtetësinë e premtimit të Allahut për shpërblimin e tyre me llojin më të mirë të shpërblimit: xhenetin Firdeus që si çati ka Arshin e Rrahmanit dhe prej tij burojnë lumenjtë e xheneteve. Me të vërtetë shehidi suksesin e ka të garantuar, qoftë duke fituar ndaj armikut të tij dhe kthehet në shtëpi me shpërblim nga Allahu dhe me plaçkë lufte apo duke fituar shehadetin i cili konsiderohet nga synimet më të larta. Na tregon për vlerën dhe pozitën e lartë të shehadetit fakti se shehidi është i vetmi i cili pasi të hyjë në xhenet dëshiron të kthehet përsëri në dunjanë e ulët që të luftojë në rrugë të Allahut për lartësimin e fjalës së Tij, e pastaj të vritet disa herë. E gjithë kjo për shkak të mirësive të shumta, shpërblimit të madh dhe pozitës së lartë që ka parë se i meriton shehidi, gjë të cilën e arriti me mirësinë e Allahut dhe pastaj nëpërmjet rënies dëshmor në rrugë të Allahut”. Kjo frazë është shkëputur nga libri im el-Efnan en-Nedijeh, vëllimi 3, fq. 418.

Allahu e mëshiroftë imamin Ibn Kajjim el-Xheuzijeh, i cili në librin e tij Tarikul Hixhratejn ue Babus Seadetejn, ka paraqitur gradat e njerëzve në botën tjetër dhe shtresat e tyre. Ndër shtresat e ndryshme që ka përmendur është dhe shtresa e muxhahidave, duke thënë:

“Shtresa e gjashtë: Muxhahidat në rrugë të Allahut. Ata janë ushtarët e Allahut me të cilët e ruan fenë e Tij. Me ta largon të keqen e armiqve. Me ta mbron qendrën e islamit dhe kufijtë e tij. Ata janë të cilët i luftojnë armiqtë e Allahut që t’i përkushtohet feja vetëm Atij dhe të jetë fjala e Tij më e larta. I kanë shpenzuar shpirtrat e tyre nga dashuria që kanë për Allahun për të ndihmuar fenë e Tij, për të lartësuar fjalën e Tij dhe për të zmbrapsur armiqtë e Tij. Ata janë pjesëmarrës në shpërblimin e punëve të mira që veprojnë të gjithë ata që mbrohen nga shpatat e muxhahidave. Ata kanë shpërblimin e atyre që adhurojnë Allahun si pasojë e xhihadit dhe çlirimit që bëjnë muxhahidat, pasi ata u bënë shkak për udhëzimin e tyre. Në sheriat, ai i cili bëhet shkak për diçka, ka të njëjtin shpërblim apo dënim si vetë vepruesi. Prandaj, duke u bazuar në këtë gjë, thirrësi për udhëzim si dhe thirrësi në humbje, secili prej tyre ka mbi veten e tij shpërblimin apo ndëshkimin e atyre që i pasojnë.

Janë të shumta ajetet Kuranore dhe hadithet pejgamberike që nxisin për xhihad, që i lavdërojnë muxhahidat e që na tregojnë për nderimet dhe dhuratat e shumta që kanë ata tek Zoti i tyre. Mjafton në këtë aspekt fjala e Allahut të Lartësuar:”0 ju të cilët keni besuar, a t’ju tregoj për një tregti të bujshme e cila ju shpëton nga një dënim i dhembshëm?!” U përmalluan shpirtrat për të njohur se cila është kjo tregti e suksesshme

për të cilën po u tregon Zoti i botëve?:”T’i besoni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, të luftoni në rrugën e Allahut me pasurinë dhe me vetët tuaja”. Mirëpo, duket sikur shpirtrave po u dhimbsen jetët e tyre dhe po e dëshirojnë qëndrimin në këtë dunja, prandaj tha i Lartësuari:”Kjo është më e mirë për ju, nëse jeni që e dini”. Dmth:

 

Xhihadi është më i mirë për ju se sa të qëndroni në vend për të siguruar jetën dhe shpëtimin tuaj. Në këtë moment duket sikur shpirtrat thanë: ‘E çfarë meritojmë ne si shpërblim nëse bëjmë xhihad?’ Tha i Lartësuari:”(Po të veproni kështu) Allahu ua fal mëkatet tuaja”, dhe së bashku me faljen e gjynaheve:”Dhe ju fut në xhenete nën të cilët rrjedhin lumenj dhe në pallate të bukura në kopshte të përjetshme. Ky është ai ngadhënjimi madhështor”. Duket sikur shpirtrat thanë: ‘Ky shpërblim është në Ahiret, po në dunja çfarë meritojmë?’ Tha i Lartësuari:”Edhe mirësi të tjera të cilat ju i dëshironi, ndihmë nga Allahu dhe fitore të afërt. Pra, përgëzoji besimtarët”.

Pasha Allahun, sa të ëmbla janë këto fjalë, sa të dashura janë për zemrën, sa shumë e tërheqin zemrën për tek Zoti i saj, sa mbresa të bukura lënë në të, sa e pasur dhe sa jetë të mirë bën zemra kur përjeton dëshirat e saj. E lusim Allahun të na dhurojë nga mirësitë e Tij. Me të vërtetë Ai është Bujar dhe që jep shumë”./mburoja


(Nga shejh Zejd bin Muhamed bin Hadij el-Medkhalij, profesor në Institutin e Dijes në Samitah)

Përktheu: Shuajb Rexha Ebu Duxhanah.

Rexheb, 1425

www.kohaislame.com

Artikulli paraprakA po bëhet Facebook gjenerator lajmesh?
Artikulli vijuesHAVARIXHËT