Krasniqi: PDK të mos emërojë ministra rrugaçë (VIDEO)

Rifillimi i pasdites i seancës së sotme të Parlamentit të Kosovës përfundoi ende pa filluar mirë. Për fjalë u paraqit së pari ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i cili filloi me sulme kundër kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.

Ky pastaj urdhëroi regjinë që t’ia ndërpresë mikrofonin, gjë që edhe u bë.
“Sot kryetari i parlamentit, Jakup Krasniqi, duke keqpërdorur në mënyrë flagrante pozicionin e tij…”, kaq kanë mundur të flas Rexhepi.

Menjëherë pas këtyre fjalëve, ka ndërhyrë kryeparlamentari duke ia ndërprerë fjalën dhe duke i thënë se mund të jetë mbret i Kosovës, por jo i Kuvendit.

“500 konferenca merri dhe nëse nuk sillesh mirë ti nuk guxon me hy këtu hiq. Jep urdhra tani. Unë jam shef i Kuvendi dhe nëse ti donë me u bo mbret i Kosovës unë jam shef i Kuvendit… Udha e mbarë të koftë”, ka theksuar Krasniqi, transmeton KP.

Pas këmbimit të fjalëve midis këtyre dyve, ndërhyri edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Adem Grabovci, i cili “falënderoi” Krasniqin për qasjen e tillë ndaj ministrit Rexhepi dhe PDK-së.

Grabovci tha se nuk ka kushte për vazhdimin e seancës përderisa ai i largon nga salla ministrat.

“Pas situatës së krijuar ne nuk shohim kushte për të vazhduar më tutje kjo seancë, përderisa merr guximin edhe ministrat edhe shefin e Grupit Parlamentar me i qit prej salle, ne dëshirojmë punë të mbarë! Faleminderit shumë”, ka thënë Grabovci.

Krasniqi iu përgjigj: “Unë nuk kam faj që keni sjellë ministra rrugaçë. PDK-ja duhet të kujdeset që të mos emërojë ministra rrugaçë”.

“Ai tashti është dashur të japë dorëheqje”, ka thënë kryeparlamentari, transmeton koha.net.

Pas kësaj Grabovci ka kërcënuar Krasniqin me shkarkim, kurse Krasniqi i është përgjigjur me fjalët: “Mblidhi 80 nënshkrime dhe më shkarkoni”.

“Udha e mbarë ju koftë, por ministri u dashtë me dhënë dorëheqje sot pa i thënë na, po keni pru ministra rrugaçë. Ja pafshi hajrin. Edhe ju e shihni bëni 80 vota unë shkarkona, por jo pa i bërë 80 vota”, ka deklaruar kryeparlamentari.

Pas këtyre fjalëve, deputetët e PDK-së kanë braktisur punimet e seancës, kurse Krasniqi ka shpallur të përfunduar seancën e sotme shkaku i kuorumit dhe ka caktuar vazhdimin e seancës për ditën e premte.kohaislame

[iframe width=”420″ height=”315″ src=”http://www.youtube.com/embed/AM2caCYSMWM” frameborder=”0″ allowfullscreen]
Artikulli paraprakProblemi i veriut, shkak i përçarjeve në NATO
Artikulli vijuesGrevë me veprime të dhunshme në Greqi, 50 000 protestues