Shkatërrohet edhe një rrjet shqiptar i kokainës

Një organizatë e gjerë kriminale, e përbërë tërësisht nga shtetas shqiptarë, aktive në shpërndarjen e kokainës në të gjithë Italinë, është shkatërruar nga karabinierët e qytetit të Udines. 
Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë lokale të shtypit, sipas të cilave operacioni i njësisë hetimore të karabinierëve është koordinuar nga Drejtoria Rajonale e Antimafias.
Gjithsej janë kryer 30 arrestime dhe 17 kontrolle banesash në bazë të urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Venecias ndaj anëtarëve të organizatës.
Sipas hetuesve, droga importohej nga Holanda, kalohej me tren nga Franca në Itali dhe më pas shpërndahej në territorin e vendit fqinj, si dhe në Shqipëri e Maqedoni.
Autoritetet kanë vlerësuar se aktiviteti ndër vite i kishte siguruar këtij grupi kriminal rreth 10 milionë euro të ardhura. /Top Channel/
Artikulli paraprakEdhe një prift polak u dënua me burg për abuzimin e të miturve
Artikulli vijuesStatistikat katastrofale të Shaqirit ndaj Parmës