Shkencëtari musliman në Danimarkë gjeti shkaktarët e ri të migrenës

Një studim i Faisal Mohammad Amin, i realizuar në bashkëpunim me shkencëtarët danezë kanë zbuluar se nga shkaktohet migrena. Studimi u cilësua si një hap i madh për trajtimin e kësaj sëmundjeje. Për një kohë të gjatë është menduar se migrena shkaktohet nga një zgjerim arteriesh në pjesën e jashtme të kokës, ndërsa tani studimi danez sugjeron se mund të jetë një arsye tjetër, e cila shkakton dhembje: fibrat nervore nëpër enët e gjakut bëhen shumë të ndjeshme.

Shkencëtarët në këtë përfundim erdhën pasi studiuan kokën e 19 femrave, të cilat vuanin nga migrena, duke ekzaminuar arteriet e tyre gjatë sulmeve të migrenës. Femrat, të cilat konsiderohen të jenë të shëndetshme dhe vuajnë nga migrena pa aureolë, do të thotë se nuk vuajnë nga shqetësimet pamore.

Hulumtuesit këtë e shpjegojnë se migrena është e kufizuar në një pjesë të kokës duke mundësuar që pjesa e pa prekur e kokës të mund të skanohet për të parë ndryshimet. Ata kanë gjetur se në kundërshtim me besimin popullor enët e gjakut nuk zgjerohen.

Kjo ngre pyetjen se si mund të ndikojnë barnat kundër migrenës. Pacientët me migrenë janë të dhënë pas barërave para se të bëjnë një skanim. Duke u bazuar në atë se enët e gjakut brenda kafkës janë ende pakëz të zgjeruara edhe kur kalojnë sulmet, që do të thotë se barërat nuk e kanë efektin e menduar më parë.

Bashkautori në këtë studim Faisal Mohammad Amin, një student i PhD-së në qendrën daneze të dhembjeve të kokës, në spitalin “Glostrup” u shpreh: “Gjetjet tona janë të një rëndësie të madhe për të kuptuar dhembjet e shkaktuara nga migrena”. Në të njëjtën kohë rezultatet e hulumtimit mund të përdoren për të siguruar pacientët me migrenë, të cilët shqetësohen se mund t’u shpërthejnë arteriet gjatë një sulmi, se kjo nuk mund të ndodhë”.

Artikulli paraprakFestë në dëshpërim!
Artikulli vijuesPërgjigjet Shpend Ahmeti: E duam Republikën më shumë se ju!